Një burrë 50-vjeç është dënuar me 12 muaj burg dhe 5 mijë euro gjobë nga drejtësia greke pasi i ka prerë kokën një pëllumbi.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në Kymia të Selanikut në vitin 2019, ndërsa është denoncuar nga kushëriri i autorit i cili pretendon se pëllumbi i ngordhur i përkiste atij.
Mediat grek shkruajnë se pretendimi i kushëririt sipas të cilit pëllumbi i përkiste ishte i vërtetë. Megjithatë gjatë hetimeve dhe kërkimeve rezultoi se 50-vjeçari i ka prerë kokën pëllumbit.
Autori ka pranuar akuzën para gjykatës, ndërsa ka pohuar se ka vrarë pëllumbin për ta “shpëtuar” pasi shpendi ishte goditur në kokë më parë nga një skifter dhe se nuk kishte asnjë shpresë që pëllumbi do të mbijetonte nga sulmi.
“Më vinte keq kur e shikoja teksa vuante”, tha autori në gjyq.
Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –
Pesë të rinj, tre grekë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar pasi dhunuan një 21 vjeçar në Selanik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen...