• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I kanë dosjet në KPA, në rrezik anëtari i KLP-së dhe 8 drejtues prokurorish dhe gjykatash

18:00 | 22/11/2019
në Shqiperi
0

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, organi fundor i Vetingut, ka shkarkuar nga detyra të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët janë konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (shkalla e parë e Vetingut), por që vendimet për konfirmimin e tyre janë kundërshtuar nga Komisioneri Publik. Nga ana tjetër, Kolegji nuk kaq kthyer në detyrë asnjë subjekt që është shkarkuar nga KPK.

Me këtë standard të frikshëm, KPA shkarkoi nga detyra edhe kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Deden si dhe anëtaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Antoneta Sevadarin, për mosjustifikim të disa shumave modeste. Vendimi i fundit i KPA ishte për shkarkimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçin, i cili ishte emëruar disa ditë më parë nga Presidenti Ilir Meta në këtë detyrë.

Lexo edhe

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

Bushati: Ja çfarë do të ndodhë me zgjedhjet

Sekserët ryshfet 4 deri 6 mijë euro për legalizimet në Durrës

Ndërkaq, Kolegji i Apelimit ka në shqyrtim dosje të tjera të anëtarëve dhe drejtuesve të institucioneve të drejtësisë, të cilët janë konfirmuar nga KPK, por që Komisioneri Publik kërkon të shkarkohet nga detyra. Konkretisht, në vijim, Kolegji i Apelimit do të vendosë edhe për fatin e Besnik Canit, i zgjedhur anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Kërkesa e Komisionerit Publik për shkarkimin e Canit, me argumentin se nuk justifikon një pjesë të pasurisë, po shqyrtohet nga trupa gjykuese e kryesuar nga Rezarta Schuetz, relator Ardian Hajdari si dhe anëtarë Albana Shtylla, Luan Daci dhe Sokol Çomo. Pozitat e Canit janë edhe më të rrezikuara në kushtet kur shkarkimi i tij nga detyra është rekomanduar fillimisht nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Pas këtij rekomandimi, Komisioneri Publik vuri në lëvizje Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Gjatë javëve dhe muajve në vijim, Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të vendosë për fatin e pesë drejtuesve të prokurorive, konkretisht për Elvin Gokajn, Donika Prelën, Artan Madanin, Petrit Çanon dhe Dritan Pekën. Gjithashtu, Kolegji i Apelimit do të vendosë edhe për fatin e katër drejtuesve të gjykatave, konkretisht të Kastriot Selitës, Ramiz Lalës dhe Alma Kolgjokës. Kolegji do të vendosë për shkarkimin nga detyra ose për konfirmimin në detyrë edhe të gjyqtares së Tiranës Regleta Panajoti, prokurorin pranë Prokurorisë së Përgjithshme Adnand Kosova, prokuroren e Krimeve të Rënda Manjola Kajana si dhe prokuror e Shkodrës Arben Dollapaj.

Gjatë dy viteve të fundit, që kur ka nisur funksionimi i organeve të Vetingut, Komisioneri Publik ka kërkuar shkarkimin e 25 prokurorëve dhe gjyqtarëve. Deri më tani, KPA ka marrë vendim për 12 kërkesa të Komisionerit Publik, duke shkarkuar në të gjitha rastet gjyqtarët dhe prokurorët.

Konkretisht janë shkarkuar nga detyra Gentjan Osmani, Besnik Muçi, Artur Malaj, Xhezair Zaganjori, Valbona Bala, Nertina Kosova, Gentian Medja, Antoneta Sevdari, Astrit Faqolli, Alma Brati, Bashkim Dedja dhe Edmond Islamaj. Përpos Besnik Canit, Kolegji i Apelimit do të vendosë edhe për 12 gjyqtarë dhe prokurorë të tjerë, të cilët janë konfirmuar në detyrë në shkallën e parë, por që Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e tyre nga detyra.

Gjyqtarët dhe prokurorët në rrezik, dosjet në Kolegjin e Apelimit

1. Besnik Cani, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë
2. Elvin Gokaj, drejtues i Prokurorisë së Apelit Shkodër
3. Donika Prela drejtuese në Prokurorinë e Shkallës së Parë për Krime të Rënda
4. Artan Madani, drejtues i Prokurorisë Kavajë
5. Petrit Çano, drejtues i Prokurorisë Krujë
6. Dritan Peka drejtues i Prokurorisë së Apelit Tiranë
7. Ramiz Lala, kryetar i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër
8. Kastriot Selita, kryetar i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë
9. Alma Kolgjoka kryetare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë
10. Regleta Panajoti, gjyqtare e Tiranës
11. Adnand Kosova, prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme
12. Manjola Kajana, prokurore për Krime të Rënda Tiranë
13. Arben Dollapaj, Prokuror në Prokurorinë e Shkodrës

/Shqiptarja.com/

Etiketa: KLPKolegji i Posaçëm i Apelimitkomisioneri publikKPAshkalla e parë e Veting-ut

Të Lidhura

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

nga 27
23:13 | 09/03/2023
0

Është zbardhur dëshmia e plotë e Majdiel Husës, personi që mbajti për 10 ditë trupin e pa jetë të Elton...

Bushati: Ja çfarë do të ndodhë me zgjedhjet

Bushati: Ja çfarë do të ndodhë me zgjedhjet

nga 27
23:05 | 09/03/2023
0

Analisti Andi Bushati deklaroi në “Now me Erla Mëhillin” se Partia Demokratike është e Sali Berishës pavarësisht çfarëdolloj vendimi. Sipas...

Sekserët ryshfet 4 deri 6 mijë euro për legalizimet në Durrës

Sekserët ryshfet 4 deri 6 mijë euro për legalizimet në Durrës

nga 27
22:57 | 09/03/2023
0

Në redaksinë e emisionit Fiks Fare u ankua Selman Ferati, i cili ka filluar të ndërtojë një shtëpi banimi në...

lajmi fundit

Aksidenti tragjik në Tiranë, vdes 24-vjeçari

nga 27
22:37 | 09/03/2023
0

Është rënduar bilanci i viktimave nga aksidenti tragjik që ka ndodhur sot në autostradën Tiranë-Elbasan në afërsi të TEG. Mësohet...

Para
Të hënën votohen 8 prokurorët e parë të SPAK/ Ambasada amarikane: Drejt ngritjes edhe BKH

Të hënën votohen 8 prokurorët e parë të SPAK/ Ambasada amarikane: Drejt ngritjes edhe BKH

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dyshohet se ka dhunuar policin, arrestohet 31-vjeçari –

I mori 50 mijë qytetarit për patentën, arrestohet –

12:57 | 30/03/2023
Motra e Luizit tregon si është Kiara jashtë BBVIP –

Motra e Luizit tregon si është Kiara jashtë BBVIP –

12:51 | 30/03/2023
Rama goditje fatale shtresës së mesme, rriti çmimet –

Rama goditje fatale shtresës së mesme, rriti çmimet –

12:47 | 30/03/2023
Pse nuk vjen Rama në Kuvend? Salianji ironizon: Nuk bie rrufeja… –

Pse nuk vjen Rama në Kuvend? Salianji ironizon: Nuk bie rrufeja… –

12:43 | 30/03/2023
Arteta pranon kryerjen e “mëkatit origjinal” –

Arteta pranon kryerjen e “mëkatit origjinal” –

12:39 | 30/03/2023

Më Të Lexuarat

  • I mori 50 mijë qytetarit për patentën, arrestohet –
  • Motra e Luizit tregon si është Kiara jashtë BBVIP –
  • Rama goditje fatale shtresës së mesme, rriti çmimet –
  • Pse nuk vjen Rama në Kuvend? Salianji ironizon: Nuk bie rrufeja… –
  • Arteta pranon kryerjen e “mëkatit origjinal” –
  • SHBA/ Gjykata fundos McGonigal, kërkon konfiskimin e pronave –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • I mori 50 mijë qytetarit për patentën, arrestohet –
  • Motra e Luizit tregon si është Kiara jashtë BBVIP –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com