I ka vdekur nëna! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I ka vdekur nëna!

10:30 | 24/02/2019
në Kryesore
0

Nga Edi Oga

Beni është polic i thjeshtë. Megjithëse e kish mbaruar turnin, pasdite e thirrën në një mbledhje urgjente; do tregohej plani i veprimit të policisë në protestën e ditës së nesërme. Në sallë ishte shefi i tij, shefi i shefit, shefi i madh, drejtori i përgjithshëm, ministri dhe, një kokë mbi të tjerët, kryeministri. Kur ai filloi të flasë, Beni e kuptoi që kësaj rradhe situata ishte më e rëndë. Kryeministrit i dridhej buza dhe nxirrte avull nga balli:

-Ata do mundohen të futen më forcë në kryeministri, por detyra jonë është t’i ndalojmë me çdo kusht. Për këtë duhet që secili nga ju të mendojë sikur ai halabak që ju vjen përballë, sulmon fëmijën tuaj, familjen tuaj! A jam i qartë?

Read more

Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez –

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën –

Beni nuk bëri pooo, si të gjithë kolegët, por pas pak u trondit, sepse kryeministri i nguli sytë dhe e thirri në emër:

-Polic Beni! A je gati ti të ruash vendin e punës dhe të përleshesh me horrat e opozitës nesër në protestë?

-Nëse më urdhëron shefi i komisariatit tim, patjetër zoti Kryeministër!

-O të dhjefsha shefin e komisariatit tënd! Po ta kërkoj unë!

Beni pohoi me kokë, por nuk foli.

Tani ka qenë infermier. Sot është i papunë sepse partia e tij është në opozitë. Në mbledhjen e pasdites ishte shefi i seksionit, kryetari i grupseksionit, kryetari i degës së rrethit madje edhe vetë kryetari i opozitës. Ky i fundit, pas fjalës për të gjithë, iu drejtuar Tanit me emër:

-I dashur Tani! Pushteti të mori vendin e punës vetëm prej bindjeve partiake! Nesër është dita që ti të luftosh në rradhë të parë të protestës dhe të fitosh atë që të takon,bukën e fëmijëve të tu!

Tani pohoi me kokë, por nuk foli.

Pas mbledhjes me kryeministrin, Beni shkoi në dyqan dhe bleu një palë këpucë dhe një fustan për mbesën. Ajo kishte ditëlindjen.

Pas mbledhjes me kryetarin e opozitës, Tani mori ca lekë borxh tek një shok dhe bleu ca ushqime dhe pije. Kishte ditëlindjen e vajzës dhe kish ftuar ata të familjes së madhe.

Po, Beni dhe Tani janë vëllezër.

Në gostinë e varfër por të sinqertë të familjes, ishte edhe nëna e tyre e sëmurë. Për dreq televizori ishte i ndezur dhe ca njerëz që i dinë të gjitha filluan të flasin për protestën. Nëna pa njëherë nga Beni, pa njëherë nga Tani dhe diçka i sëmboi fort në zemër…

Pas ndonjë ore mbërriti urgjenca, por nëna kish mbaruar!

Të nesërmen Beni nuk shkoi në protestë. I kish vdekur nëna!

Të nesërmen Tani nuk shkoi në protestë. I kish vdekur nëna!

Protesta u anulua! Kryetari i opozitës dhe kryeministri ranë dakord që protesta e radhës të mbahej pas të dyzetave të nënës. Ndjeshmëria dhe humanizmi i tyre, ua shtuan pikët në sy të militantëve përkatës.

http://www.newsbomb.al/i-ka-vdekur-nena-153898?fbclid=IwAR1AMLhxw7yNY4Kr3KmJmCkrIKLM-mURigWQa6msNhDbCgqhbTwdUmgWyD8

Etiketa: Edi OgaI ka vdekur nenakryeministerprotestë

Të Lidhura

Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –

Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –

nga 27
23:08 | 03/04/2026
0

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –

nga 27
22:54 | 03/04/2026
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku dy të rinj kanë mbetur të...

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez –

nga 27
22:30 | 03/04/2026
0

Gara për Topin e Artë 2026 po bëhet gjithnjë e më interesante, ndërsa renditja më e fundit e publikuar nga...

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën –

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën –

nga 27
22:16 | 03/04/2026
0

Përballja hapëse e javës së 30-të në Abissnet Superiores mes Flamurtari dhe Tiranës u mbyll në barazim 1-1, në një...

Para

OSBE e paska ditur që janë vjedhur zgjedhjet, por ashtu ka qenë një muhabet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –

Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –

23:08 | 03/04/2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –

22:54 | 03/04/2026

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez –

22:30 | 03/04/2026
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën –

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën –

22:16 | 03/04/2026
1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka –

1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka –

21:14 | 03/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –
  • Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –
  • Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez –
  • Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën –
  • 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka –
  • Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –
  • Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com