Një 38-vjeçar me iniciale A.P. është arrestuar nga policia për shkak se akuzohet për një tentativë vjedhje në një bankomat në Kamëz 8 vite më parë. Sipas policisë, A. P. ka tentuar të vjedhë në bankomatin e filialit të një banke në Kamzë, nëpërmjet përdorimit të një sendi të ngjashëm me kartën bankare.
Policia bën me dije se ai ka qenë i dënuar në Francë dhe Itali për vepra penale në fushën e trafikut të lëndëve narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.