Humbja e rradhës dhe identiteti i Bashës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Humbja e rradhës dhe identiteti i Bashës

15:34 | 17/09/2016
në Opinion
0

Nga Luljeta Progni

Premtime, platforma të gjata me programe që kurrë s’kanë për t’u bërë realitet, thasë me miell, para me grushte, ara me cannabis, kamera të fshehta, kamera televizionesh, të brendshme për burra, marka të shtrenjta çantash, vota deputetësh, gjyqtarë të paprekshëm e të prekshëm nga reforma, negociata të stërzgjatura, akuza të ndërsjella, konsensus i minutës së fundit…

Në këtë skenë të rrëmujshme të politikës, votuesi vendos shkurt dhe thjeshtë, ia jep votën ofertuesit më të mirë. Dhe në çdo rast ofertuesi më i mirë është qeveria. Kështu ka ndodhur edhe kur PD-ja ishte në pushtet. Ky është terreni, në të cilin po përpiqet të veprojë Lulzim Basha me Partinë Demokratike që trashëgoi nga Sali Berisha, ose më saktë me partinë e Berishës.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Kauza e themelimit të Partisë Demokratike u largua bashkë me vitet. Ishte kauza e ndërtimit të një sistemi të lirë pluralist për një shoqëri demokratike, ku vota e lirë vendos për modelin e qeverisjes, një kauzë e shfaqur fillimisht si një ide antikomuniste. Por, fatkeqësisht në Shqipëri rolin e antikomunistëve e luajtën vetë komunistët, ata që për t’u ngjitur në krye të arenës së re politike nuk e kishin vështirë të kthenin pardesynë nga ana tjetër, andej nga ku s’i kishte dalë boja. Në një terren të tillë u “lind” elita politike e PD-së dhe pikërisht për këtë shkak PD-ja u deformua idelogjikisht që në gjenezë.

Gjatë 23 viteve që kjo parti u drejtua nga Sali Berisha, ajo ia doli të dominojë politikën shqiptare herë në opozitë e herë në pushtet, por kurrë ndonjëherë me ideologjinë e së djathtës dhe rrjedhimisht kurrë ndonjëherë me përfaqësimin e së djathtës. Pas vrullit të madh të marsit 1992, shpejt u kuptua se elektorati në Shqipëri është më shumë i majtë se i djathtë. Në këto vështirësi dhe me gabimet e tij, Berisha e mbajti PD-në për 13 vjet në pushtet, megjithëse me shumë sforcime; e drejtoi partinë me metoda të majta, përmes përvojës së dobishme për të manovruar dhe mbijetuar që kishte marrë, kur ishte formuar si intelektual e drejtues i mesëm partie para vitit 1990.

Kur në vitin 2013 Berisha dha dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike, u duk se PD-ja mbylli përfundimisht një kapitull, në mos krejt misionin e saj. Do të duhej një fillim i ri, i cili nuk ndodhi. Nuk ngjau, sepse kryetari i ri Lulzim Basha erdhi në krye të kësaj partie si bisht i Berishës. Basha e mori PD-në të dërrmuar pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Përmes paqartësive të mëdha për publikun dhe anëtarësinë, ai bëri një riorganizim të partisë me njerëz që nuk gëzojnë asnjë mbështetje, qoftë në strukturat e partisë, qoftë në opinionin publik. Humbi thellë në zgjedhjet vendore të 21 qershorit 2015 dhe u justifikua me shitblerjen e votës. Duke e marrë si të vërtetë akuzën ndaj kundërshtarëve politikë, PD-ja nuk bëri asnjë analizë, nuk u përcaktua asnjë përgjegjës nuk pati asnjë bilanc. Humbja u përsërit në Dibër pak ditë më parë dhe Basha përsëri e shpjegoi me justifikimin për shitblerjen e votës.

Shitblerja e votës mund të jetë një shkak i humbjes, por nuk është i vetmi. Edhe po të ishte kështu, Lulzim Basha duhet të ishte i vetëdijshëm për këtë realitet dhe të mos kapej sërish në “befasi” prej tij, sepse në fund të fundit nuk ka lënë të kuptojë se nuk i pranon zgjedhjet. Fatkeqësisht në Shqipëri vota shitet e blihet. Nuk janë vetëm fjalë të pabaza, por akuza të dokumentuara që gjejnë vend edhe në pasqyrimet e raporteve të ndërkombëtarëve. Në administratë punësohesh vetëm nëse je militant, madje edhe në sektorin privat një pjesë e punësimeve bëhen kështu; në parti bëhet karrierë përmes servilizmit dhe klientelizmit. Në Shqipëri nuk ekziston standardi minimal për funksionimin e demokracisë. Dhe shkaku i kësaj situate është mungesa e zgjedhjeve të lira, mungesa e votës së lirë, e votës politike.

Për çfarë arsye duhet ta votojnë shqiptarët Lulzim Bashën dhe PD-në e sotme, nëse ajo nuk është alternativa politike që u garanton qytetarëve minimumin e demokracisë që u garanton qytetarëve bukën e gojës së fëmijëve, prej nga buron liria e dibranit dhe e çdo qytetari tjetër, për të mos e shitur votën për disa pare a një thes miell. Kjo është situata reale dhe kjo do të duhej të ishte sfida e Lulzim Bashës. Për këtë sfidë duhet të kishte hartuar tashmë një strategji të qartë; në fund të fundit ky është misioni i një lideri, të nxjerrë fituese partinë e tij në çfarëdo terreni që vepron. E vetmja rrugë për Lulzim Bashën, si një prej drejtuesve që nuk rrjedh nga shkolla komuniste e politikës, është t’i japë kuptim votës politike, të krijojë frymë.

Por, që të krijojë frymë duhet të largojë nga Partia Demokratike të gjithë ata që i kanë dhënë asaj këtë fytyrë të zymtë që ka sot. Zgjedhjet e Dibrës duhet të jenë të fundit ku ai shfaqet me atë fytyrë të PD-së, me ata ish-ministra e ish-deputetë që shkojnë në Dibër me makina superluksoze dhe i kërkojnë dibranit të varfër të mos e shesë votën e tij, edhe pse ajo votë është e vemtja mundësi për të siguruar bukën e fëmijëve, të paktën për disa javë.

Lulzim Basha nuk iu ka thënë ende shqiptarëve se do të qeverisë ndryshe nga Berisha. Sepse nuk na ka treguar për asnjë çast se cili është. Për tri vite në krye të PD-së ne kemi parë një drejtues partie gjysëm-Berishë e gjysëm-Ramë. Ai ka drejtuar PD-në me retorikën e Berishës, me njerëzit e mbetur nga Berisha e me të rinjtë të zgjedhur po nga Berisha. Basha është përpjekur të imitojë parardhësin e tij në çdo detaj. Por ky kostum i Berishës nuk i shkon fare përshtat Lulzim Bashës. Aq më pak i shkon strategjia e Edi Ramës, kur ishte në opozitë.

Nëse bën një hulumtim të strategjisë që ndiqte Edi Rama, kur ishte në opozitë, e sheh se nëpër të njëjtën rrugë po kalon Lulzim Basha. Ekzaktësisht nëpër të njëjtën udhë. Humbet zgjedhjet dhe justifikohet me blerjen e votave, nxjerr nëpër podiumet e partisë disa recitues deklaratash për shtyp, çon në terren me kamerat me vete disa drejtues departamentesh që flasin me popullin e pastaj materiali dërgohet i kopsitur nëpër redaksi mediash. Ashtu bën edhe vetë Basha: merr një kamera me vete dhe niset derë më derë për ta parë çfarë hallesh ka gjindja dhe si zakonisht “kaseta” mbërrin në kohën e duhur nëpër media.

Por, kjo nuk duhet të jetë rruga e tij. Lulzim Basha duhet të krijojë identitetin e tij dhe të tregojë vizionin për PD-në e për Shqipërinë. E nëse duhet ta bëjë, duhet ta shembë atë PD të mplakur e të majmur nga luksi i ish-ministrave që kërkojnë përgjegjësit e humbjes së PD-së në Dibër e kudo tjetër. Basha duhet të punojë me njerëz të ndershëm dhe të aftë, për intelektualët e vëretë të këtij vendi, të cilët janë larguar nga Shqipëria ose janë strukur në qoshen e tyre, sepse askujt nuk i duhen; t’i hapë dyert të rinjve me energji dhe ide të reja që e duan politikën, që e duan PD-në moderne dhe jo modelin e dështuar që Basha ka promovuar deri tani, me ato “fytyra të reja” të imponuara nga qarqe interesash të dyshimta.

Qershori i 2017-s vjen shpejt dhe nuk është çudi që PD-ja do të ketë të njëjtin rezultat si në Dibër, madje edhe më keq, nëse nuk ndodh ndonjë ndryshim që në historinë e PD-së, pothuajse nuk ekziston që prej vitit 1991.

Etiketa: cannabis sativaelita politikeidentiteti i BashësLuljeta ProgniLulzim BashapardesySali Berisha

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
LSI në zgjedhje për kryetar/ Meta konfirmon kandidimin

LSI në zgjedhje për kryetar/ Meta konfirmon kandidimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com