Humbi të atin nga kanceri para pak ditësh, gazetarja Anila Basha surprizon Onkologjikun (Foto)

Duhet të lëçisni

Akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritur, arrestohet 35 vjeçari në Shkodër

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 35 vjeçar të shpallur në kërkim për veprën penale marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura. Sipas policisë shtetasi...

“Muzikantët 8 muaj pa punë”, revoltohet Elton Deda: Jemi drejt falimentimit, mbështetja është zero

Kantautori i njohur Elton Deda ka reaguar sërish pasi shprehur shqetësimin për veten dhe gjithë kolegët e tij në muzikë, duke theksuar se tashmë...

Efektet e pandemisë, 20 mijë të rinj dolën të papunë në tremujorin e dytë

Papunësia tek të rinjtë shënoi rritje të dukshme në tremujorin e dytë të vitit, për shkak të shkurtimit të personelit në sektorin e shërbimeve,...

Moti i keq pezullon lundrimet e tragetit Durrës-Bari

Moti i keq ka shkaktuar probleme në Durrës. Tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas nuk janë nisur dhe presin në port që prej tetë...

Dy javë  më parë, gazetarja Anila Basha humbi të atin, në betejën e stërmundimshme 4-vjeçare me sëmundjen e kancerit.

Pavarësisht dhimbjes, ajo ka gjetur forcë dhe sot bashkë me të ëmën, Lirien, ende nën veshjen e zisë kanë shkuar te Onkologjiku për një arsye tejet domethënëse.

Nënë e bijë kanë marrë karrocën e të ndjerit të tyre Aristotel për ta dhuruar për dikë tjetër në nevojë.

“Këtë karrocë e blemë dy ditë para se im atë të ndërronte jetë. Kemi vendosur t’ia dhurojmë sot pavionit të kimioterapisë, këtij pavioni ku ecejaket tona kanë qenë të shumta në katër vite me radhë e na kanë bërë të kuptojmë sa e shtrenjtë është jeta dhe sa shumë luftojnë këta pacientë me sëmundjen e stërmundimshme. Sigurisht, kjo karrocë nuk do zgjidhë nevojat e tyre por është një ndihmë sado e vogël për këdo, i cili ashtu sikurse im atë, e donte jetën dhe luftoi deri në fund.

Falenderojmë shumë stafin e spitalit, të gjithë doktorët, mjekët e infermierët të cilët kanë qenë në gatishmëri jo vetëm të tim eti, por të të gjithë pacientëve duke u munduar të përmirësojnë shërbimin e mbi të gjitha cilësinë e jetës së pacientëve”, tha gazetarja Basha në emër të familjes së saj duke dorëzuar karrocën bashkangjitur me faturën tatimore.

Gjesti  u mirëprit nga stafi i spitalit në QSUT të cilët morën në dorëzim karrocën dhe falenderuan familjen Basha.

“Pavarësisht se Anila mendon se kjo është një gjë modeste, nuk është aspak e tillë. Kjo është një gjë e nevojshme për Spitalin Onkologjik që pavarësisht transformimit ka ende shumë punë. Ne e kemi parë e ndjekur hap pas hapi Aristotelin dhe familjen e tij në këtë luftë të vështirë. Aristoteli ishte entuziazt, e donte jetën dhe i jepte zemër edhe pacienteve të tjerë. Në emër të të gjithë stafit falenderojmë familjen e Aristiotel Bashës për këtë kontribut duke shpresuar  se të gjithë së bashku, doktorë, mjekë, pacientë, të bëjmë akoma më shumë për përmirësimin e cilësisë së kushteve të spitalit e mbi të gjitha, për përmirësimin e cilësisë së jetës”, u shpreh ndërkaq doktoreshë Dhurata Tarifa, e cila së bashku me kolegët është çdo ditë në shërbim të të sëmurëve të pavionit Onkologjik në QSUT.

http://newsbomb.al/gjest-human-humbi-para-pak-ditesh-te-atin-nga-kanceri-shikoni-c-ben-gazetarja-sot-te-onkologjiku-fotot-133349

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

E Freskët taze

Akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritur, arrestohet 35 vjeçari në Shkodër

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 35 vjeçar të shpallur në kërkim për veprën penale marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura. Sipas policisë shtetasi...

“Muzikantët 8 muaj pa punë”, revoltohet Elton Deda: Jemi drejt falimentimit, mbështetja është zero

Kantautori i njohur Elton Deda ka reaguar sërish pasi shprehur shqetësimin për veten dhe gjithë kolegët e tij në muzikë, duke theksuar se tashmë...

Efektet e pandemisë, 20 mijë të rinj dolën të papunë në tremujorin e dytë

Papunësia tek të rinjtë shënoi rritje të dukshme në tremujorin e dytë të vitit, për shkak të shkurtimit të personelit në sektorin e shërbimeve,...

Moti i keq pezullon lundrimet e tragetit Durrës-Bari

Moti i keq ka shkaktuar probleme në Durrës. Tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas nuk janë nisur dhe presin në port që prej tetë...

Mbyllet votimi i PD në Gjirokastër, kalojnë të gjithë emrat pa asnjë kontestim

Është mbyllur votimi i anëtarësisë së Partisë Demokratike në degën e Gjirokastrës për kandidatët që do të kalojnë në fazën tjetër të procesit për...