Aksidenti i ditës së dielë në Gjirokastër ka rezultuar fatal për një prej punonjësve të Policisë së Shtetit, i cili sot është ndarë nga jeta pas disa ditesh i shtruar ne spitalin e Traumës në Tiranë.
Bëhet fjalë për Ervin Mëhillin, 35-vjeçarin nga qyteti jugor i Gjirokastrës, i cili nuk mundi dot t’iu shpëtonte plagëve të rënda të marra në kokë si pasojë e aksidentit qe ndodhi në aksin rrugor Gjirokastër– Valare.
Ervin Mëhilli ka shërbyer si agjent krimesh në sektorin e drogës në Elbasan dhe më pas në Tiranë në grupin operacional. Kolegët dhe miqtë e tij rrëfejnë se Ervini ka qenë një nga talentet e policisë së shtetit, i cili ka mbaruar shkollën me mesatare të lartë dhe pa frikë e ardhmja e tij do të ishte në majat drejtuese të policisë së shtetit.
Ervini babai i dy djemve, kishte pak kohë që ishte shpërngulur në Tiranë së bashku me familjen, por që prej ditës së sotme, ai do të jetë një mungesë e madhe për të gjitha ata që e kanë njohur dhe që kanë konsideratat të larta për atë dhe familjen e tij.