Ka dalë në librari libri më i ri me poezi i poetes Luljeta Lleshanaku, “HOMO ANTARCTICUS”, botim i Ombra GVG. Poezitë e saj prej vitesh kanë gjetur lexues jashtë kufinjve shqiptarë “Poezitë e Lleshanakut janë ngacmuese dhe vizionare”, shkruan American Poets. “Këto poezi, këto skica të mistershme si në kllapi, shohin shumë më larg nga ç’mund të imagjinojmë ne…”, shkruan Christopher Merrill, NPR. Ndersa Shtëpia Botuese New Directions ka vleresuar penen e poetes shqiptare. “Tek “Fëmijët e natyrës”, me poezitë e saj të fuqishme, Lleshanaku zbulon të shkuarën e vendit të saj. Ajo i risjell këto gjurmë në lidhje me veten dhe familjen, dhe zbulon se si këto ngjarje ndërhyjnë dhe ndikojnë kujtimet e saj të fëmijërisë dhe gjithë rirrëfimin e historisë. Dhimbja, vdekja, burgosjet dhe dëshira, janë disa nga temat që jehojnë thellë në poezitë e bukura të Lleshanakut, poezi që Peter Constantine i ka quajtur “klasiket bashkëkohore të letërsisë botërore.”
Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –
Një studim i ri sugjeron se meshkujt që kryejnë vetëm disa minuta ushtrime të forta kanë më shumë gjasa të...