• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

ARMO drejt rishtetëzimit

16:46 | 12/02/2016
në Uncategorized
0

Kompania vlerësohet se ka mbi 470 milionë dollarë borxhe, nga të cilat 220 milionë dollarë ndaj Tatimeve

Pasi ka rezultuar një dështim privatizimi I ARMO-s, pritet që qeveria ta rimarrë atë në administrim, siç ka ndodhur edhe me kompaninë CEZ. Rafineria e vetme të naftës në vend, e cila ndodhet në një krizë të thellë financiare, raporton TCH.

Lexo edhe

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

Ndonëse gëzon statusin e sektorit strategjik, Armo është në kolaps. Kompania ka ndërprerë aktivitetin dhe prej 6 muajsh nuk ka paguar punonjësit. Por veç kësaj ARMO është shndërruar në një patate e nxehtë për borxhet masive.

Kompania vlerësohet se ka mbi 470 milionë dollarë borxhe, nga të cilat 220 milionë dollarë ndaj Tatimeve ndërsa pjesa tjetër ndaj palëve të treta, veçanërisht bankave. Ekspozimi i madh i bankave e bën situatën edhe më delikate.

Pak javë më parë, kryeministri Rama ka urdhëruar ngritjen e një grupi të posaçëm pune me përfaqësues të disa ministrive dhe Avokaturës së Shtetit. Brenda dy muajsh, grupi pritet të dërgojë në qeveri një dokument me propozimet për zgjidhjen e krizës. Por Top Channel ka mësuar se variantet e identifikuara janë vetëm tre, rishtetëzimi i kompanisë, likujdimi i saj ose shitja e mundshme nga investitori.

Zgjidhja e ARMO-s do të jetë një nga këto tre opsione. Varianti i parë, me gjasa nuk do të kishte kosto për buxhetin, pasi ARMO ka borxhe të mëdha në shtet. Por ai do të kërkonte arritjen e marrëveshjes me pronarët privatë.

Aktualisht 85 përqind e ARMO-s zotërohet nga një grup azer i quajtur Heni Asets dhe 15 përqind nga shteti shqiptar. Grupi azer e bleu kompaninë nga Rezart Taçi, por u largua sërish pasi u njoh me gjendjen e vërtetë financiare të saj.

 

Burimet i thanë Top Channel se grupi i punës ka tentuar të kontaktojë me kompaninë azere, por pa sukses. Në rast se pronarët nuk do të përgjigjen atëherë qeveria mund t’i drejtohet Gjykatës Ndërkombëtare për thirrje të detyruar për të vazhduar më pas negociatat për gjetjen e një zgjidhje.

Marrja në pronësi të shtetit do të mundësonte ristrukturimin e kompanisë dhe vënien e saj në punë.

Në rastin e dytë, atë të likujdimit, kompania do të çohej në faliment dhe nga shitja e aseteve do të shlyheshin disa prej detyrimeve sipas radhës.

Ndërsa varianti i tretë, ai i shitjes nga investitori do ishte më optimali, por përballë borxheve masive duket me pak gjasa.

Ende nuk ka një propozim apo vendim zyrtarë, por e sigurtë është se ashtu si CEZ-i, qeveria ka një tjetër patate të nxehtë në dorë, edhe kjo rezultat i një privatizimi të dështuar, opsionet për zgjidhjet e të cilit nuk janë të shumta

Etiketa: ARMOqeveria drejt privatizimit te ARMO

Të Lidhura

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

nga 27
16:28 | 14/06/2023
0

Një studim i ri sugjeron se meshkujt që kryejnë vetëm disa minuta ushtrime të forta kanë më shumë gjasa të...

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

nga 27
16:12 | 14/06/2023
0

Media serbe “Nova.rs” raporton se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në momentin kur brenda territorit të Kosovës u rrëmbyen tre...

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

nga 27
15:58 | 14/06/2023
0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar vizitën e shumëpritur të Sekretarit të Shtetit Anthony Blinken në Kinë këtë fundjavë...

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

nga 27
15:54 | 14/06/2023
0

Lamtumira e të lindurit në Bondy nga PSG-në duket se do bëhet, diçka që do të ishte shumë afër të...

Para
Rusia nuk ka vendosur ende të ndalë sulmet në Siri

Rusia nuk ka vendosur ende të ndalë sulmet në Siri

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

U gjetën 244 rrënjë kanabis, nis procedimi penal ndaj kryeplakut –

U gjetën 244 rrënjë kanabis, nis procedimi penal ndaj kryeplakut –

16:26 | 04/10/2023
Arrestohet 37-vjeçari në Dibër, gruaja e tij piu lëndë helmuese… –

Benzi përplaset me motorin, dy të plagosur –

16:22 | 04/10/2023
“Do i kërkoj Alibeajt të dalim me një kandidat për zgjedhje”

Ja prova që Rama, Berisha e Bardhi bashkëpunojnë mes tyre… –

16:20 | 04/10/2023
Bonucci ‘macja e zezë’ e Union, vetëm humbje që kur u transferua –

Bonucci ‘macja e zezë’ e Union, vetëm humbje që kur u transferua –

16:16 | 04/10/2023
“Vetëm përpara” nënkupton sulltanat i Edi Ramës –

Çështja Gërdeci, Bumçi: Ja çfarë do të rrëfej para GJKKO

16:08 | 04/10/2023

Më Të Lexuarat

  • U gjetën 244 rrënjë kanabis, nis procedimi penal ndaj kryeplakut –
  • Benzi përplaset me motorin, dy të plagosur –
  • Ja prova që Rama, Berisha e Bardhi bashkëpunojnë mes tyre… –
  • Bonucci ‘macja e zezë’ e Union, vetëm humbje që kur u transferua –
  • Çështja Gërdeci, Bumçi: Ja çfarë do të rrëfej para GJKKO
  • “Jam larguar mbi 20 herë nga shtëpia”, moderatorja rrëfen prapaskenat e jetës në çift –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • U gjetën 244 rrënjë kanabis, nis procedimi penal ndaj kryeplakut –
  • Benzi përplaset me motorin, dy të plagosur –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com