Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Historike për Amsterdamin, zgjidhet për herë të parë kryebashkiake femër

Nga Klodiana 0

Kryeqyteti holandez ka pësuar një ndryshim të madh nga këndvështrimi i qeverisjes.

Qytetit i Amsterdamit ka zgjedhur për kryetare, Femke Halsema, që është gruaja e parë në këtë post në gjithë historinë.

Edhe pse qytete të tjera të Holandës janë drejtuar nga gra, kryeqyteti asnjëherë nuk ishte udhëhequr nga gratë.

Nominimi i 52 vjeçares duhet të kalojë në qeveri dhe të nënshkruhet nga mbreti, gjëra këto që janë më shumë formalitete, raporton BBC.

“Për një kryeqytet që e sheh veten si të emancipuar, tolerant, përparimtar dhe të barabartë për të dy gjinitë, mungesa e një kryetareje po bëhet e turpshme”, thuhej në protestën e 45 grave më ndikim në Amsterdam, që edhe i hapën rrugë kësaj ngjarjeje.

Megjithatë, nominimi i Halsema nuk u mirëprit nga të gjithë. Disa thonë se ajo nuk ka përvojën e duhur për këtë post, dhe një numër prej 7 mijë e 400 personash kanë nënshkruar një peticion kundër saj.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej