Nga Mesila Doda
Kjo historia e hapjes së negociatave ngjall aq entuziazem sa kur i bie lotaria nje 90-vjeçari…E kemi pritur aq shumë sa me thënë të drejtën tani na ka lodhur e nuk kemi me asnjë shpresë a emocion…Tek e fundit qytetarët shqiptarë do vazhdojnë të pësojnë abuzim e keqtrajtim nga qeverisja e për sa kohë kjo do quhet përmirësim i vazhdueshëm në raportet e burokratëve të BE nuk mund të konsiderohet as respektim i parimeve demokratike e as forcim i shtetit të së drejtës. Europa e burokratëve nuk është më Europa e popujve e shumë larg ëndrrës sonë europiane të lirisë.