Historia e caktimit të kufijve të Shqipërisë në vitet 1925-1926 – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia e caktimit të kufijve të Shqipërisë në vitet 1925-1926

13:31 | 02/02/2018
në Uncategorized
0

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Nga Kastriot Dervishi

Pavarësisht se Shqipëria u njoh shtet i pavarur me vendimin e fuqive të mëdha të datës 29 korrik 1913, kufiri zyrtar i saj u mbyll në vitet 1925-1926. Vonesa e caktimit të kufijve lidhet pikësëpari me Luftën e Parë Botërore dhe çështje të veçanta si paqartësitë për Vermoshin apo manastirin e Shën Naumit. Në situatën e sotme, kur diskutohet çështja e kufirit detar me Greqinë, shihen se bëhen paralelizma të pavenda midis dy rasteve. Krijohet një përshtypje sikur Shqipëria ishte një shtet me kufij dhe Shën Naumi e fali për një tekë. Sigurimi i kufijve të Shqipërisë ishte ndër punët më pozitive të diplomacisë shqiptare të viteve 1925-1926, e cila në kushte shumë të padobishme, mori prej fuqive të mëdha maksimumin e kërkesave të saj. Për Shën Naumin mund të thuhet:

-Është objekt krishterimi sllav i ndërtuar nga Naumi në vitin 905, i cili vdiq dhe u varros këtu pas 5 vjetësh.
-U pushtua nga armata e parë e ushtrisë serbe më 25 tetor 1912 dhe u posedua vazhdimisht nga Serbia apo Jugosllavia deri në vitin 1941 (përjashto një periudhë të Luftës së Parë Botërore kur u pushtua nga Bullgaria).
-Në vitet 1941-1944 u zotërua nga qeveritë shqiptare të periudhës së fashizmit dhe kohës së pranisë së ushtrisë gjermane. E vetmja qeveri shqiptare që e posedoi manastirin dhe që e dorëzoi te Jugosllavia, ishte ajo e Enver Hoxhës në dhjetor 1944.

Pala shqiptare hyri në bisedime duke trajtuar bashkarisht si Vermoshin ashtu edhe Shën Naumit, në kundërshtim me kërkesën jugosllave. Shqipëria e dobët vetëm mund të bisedonte e të bënte çfarë kishte mundësi. Kjo u bë e mundur pasi njëra nga fuqitë, Franca, sugjeroi që palët të bisedonin së pari për mosmarrëveshjet, e pastaj fuqitë të vendosnin për caktimin përfundimtar të kufijve. Shqipëria caktoi si delegat një prej personaliteteve më të shquara të saj, Mehdi Frashërin. Në informacionin e datës 25.5.1925 drejtuar ministrit të Punëve të Jashtme, Mehdi Frashëri, përcakton se pikat kryesore të bisedimeve ishin katër: Lundrimi mbi Bunë, tregtia e shtetasve shqiptarë në Gjakovë, Vermoshi, Shën Naumi.
Propozimi i parë shqiptar kishte qenë jo vetëm marrja e Shën Naumit, por edhe zonës ekonomike përqark tij, por ky propozim nuk ishte pranuar nga fuqitë e mëdha. Shqipërisë i lihej vetëm Shën Naumi, pa asnjë territor tjetër. Pasi Jugosllavia deklaroi se nuk do ta lironte kurrë manastirin, fuqitë këshilluan dy qevertë të hynin në rrugën e “bisedimeve miqësore”, para se ato të vendosnin. Fillimisht u bisedua në Tiranë, por nuk u arrit në asnjë përfundim. Jugosllavët propozuan shkëmbim territorial sipas së cilit duke lënë Shën Naumin, Shqipëria merrte fshatin Peshkëpi e siguronte rrugën kombëtare Pogradec-Korçë, por Mehdi Frashëri deklaroi se do ia paraqiste qeverisë shqiptare një tezë të tillë. Kjo ishte katërfishi i sipërfaqes së Shën Naumit. Frashëri theksonte se çështja e manastirit ishte morale për qeverinë pasi çështja ekonomike e strategjike ishin humbur tashmë. Kundrejt këtij propozimi, qeveria jugosllave hoqi dorë edhe nga Vermoshi. Propozimet u miratuan nga Asambleja Kushtetuese më 18 korrik 1925.

Protokolli përfundimtar i kufirit midis Shqipërisë dhe Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene u nënshkrua më 26.7.1926 në Firence nga komisioni ndërkombëtar i kufijve: gjeneral Pietro Gazera (kryetar), nënkoloneli britanik A.B.Clough, koloneli francez J.A.Ordini. Marrëveshjes iu lidhën 10 anekse që kishin të bënin me të dhënat për ndërtimin e shenjave kufitare, përshkrimi i shenjave kufitare, përshkrim i përgjithshëm i kufirit,përshkrimi i shenjave kufitare, harta e kufirit, protokolli mbi lundrimin në liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna, protokolli për lehtësimin e komunikimit të popullsisë së krahinave të Gucisë e Podgoricës me krahinat e Vermoshit e liqenit të Hotit, protokolli për lehtësimin e pelegrinazhit të popullsisë shqiptare në manastirin e Shën Naumit dhe deklarata të përfaqësuesve të dy qeverive, përkatësisht Iljaz Vrioni dhe gjeneral M.Jovanoviç.

Kufiri shqiptaro-grek
Protokolli përfundimtar i kufirit shqiptaro-grek u nënshkrua më 27.1.1925 në Firence nga komisioni ndërkombëtari kufijve: gjeneral Pietro Gazera (kryetar), nënkoloneli britanik F.Giles, koloneli francez J.A.Ordini. Bazë për këtë protokoll ishin caktimi i vijës kufitare në marrëveshjen e Londrës në vitin 1913; vendimi i qeverive britanike, italiane, franceze e japoneze i 9 nëntorit 1921; vendimet e konferencës së ambasadorëve në datat 1 shkurt dhe 10 nëntor 1922; vendimi i konferencës së ambasadorëve më 27 korrik 1923.

Marrëveshjes iu lidhën 5 anekse që kishin të bënin me të dhënat për ndërtimin e shenjave kufitare, përshkrimi i shenjave kufitare, përshkrim i përgjithshëm i kufirit, 7 fletë të hartës së kufirit dhe deklarata të përfaqësuesve të dy qeverive.
Të nënshkruarit e qeverive përkatëse, d.m.th. të asaj shqiptar përfaqësuar nga Mehdi Frashëri dhe asaj greke nga nënkolonel Avramides nënshkruan deklaratat e aneksit 5. Delegati shqiptar u shpreh dakord me protokollin përfundimtar. Ndërsa për përfaqësuesin tjetër gjenden këto fjalë:

“Delegati grek deklaratën mbi një çështje të tillë e konsideron si të panevojshme, meqenëse qeveria greke në kohën oportune ia ka bërë të njohur vërejtjet e saj konferencës së ambasadorëve dhe pastaj iu nënshtrua vendimeve të konferencës”.
Deklarimi i përfaqësuesit grek ishte në vazhdim të qëndrimit të qeverisë greke e cila nuk e kishte njohur kufirin me Shqipërinë. Greqia ishte detyruar nga fuqitë të ishte pjesë e nënshkrimit të aneksit të protokollit.

Bashkëlidhur, një nga hartat e komisionit ndërkombëtar të kufijve.

Etiketa: Kastriot DervishikufijShqiperia

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
“Republika ideale” dhe PS

Nga Fevziu tek Eni, ose ethet e së enjtes mbrëma!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:20 | 25/12/2025
Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

21:58 | 25/12/2025
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com