Histori personale/ Njeriu i pesë internimeve (video) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Histori personale/ Njeriu i pesë internimeve (video)

17:27 | 14/01/2017
në Shqiperi
0

Vasil dhe Vangjel Gjika, xhaxhai dhe babai i Andreas, që të dy partizanë gjatë Luftës ishin ndër të parët që u rebeluan ndaj regjimit të Enver Hoxhes. Në fshatai Mursi të Sarandës në vitin 1945 arratisja e xhaxhait të tij shënoi dhe nisjen e kalvarit të gjatë të vuajtjeve për familjen.

“Na marrin të gjithëve, gjyshen, nënën, të pestë ne fëmijëve, nënën dhe babanë, dhe na çojnë në Sarandë. Pasi na çojnë në Sarandë na çojnë në Krujë, në Krujë atje ne ishim fëmijë të vegjël, dhe kam shumë mbresa nga Kruja, pritjen që na kanë bërë krutanët. I vogël isha po na kanë dhënë copën e bukës se 400 gr bukë na jepnin në internim”, thotë Andrea.

Babain nuk e panë më kurrë, ndërsa në vitin 1948 i kthyen në fshat. Por arratisja e vëllait të Andreas i çoi sërish në internim.

“Arriti e kaloi kufirin dhe atje qëndroi. Pas kësaj na marrin e na çojnë në Valias, dhe atje stall derrash ishte se më kujtohet si tani, se i vogël isha”, vijon rrëfimin Andrea.

Më pas ata i dërguan në Cërrik të Elbasanit, në Dukat të Vlorës dhe në fund në Borsh. Pas 10 vitesh arrati, xhaxhai i Andreas u kthye në fshehtësi nga mali për të parë familjen, por ai u ekzekutua bashkë me shokun e tij. Për fatin e eshtrave Andrea mësoi disa vite më vonë krejt rastësisht, nga dikush që në fillim nuk i besoi.

“Unë jam njeri i mirë tha, dua të të them një të vërteë. Thuaje i thashë. Unë kam qënë hamall në portin e Sarandës dhe kur i morrëm klëta të dy, i hodhëm në përrua. Unë isha atje dhe u hodhëm pak zhavorr, dua të them që e di ku janë varrosur. Unë e pandeha provokim, por ai është një burrë i nderuar dhe më mori në shtëpinë e tij atë darkë. Të nesërmen në mengjes u ngremë, mori një kazmë dhe morëm një thes dhe ikëm atje ku i kishte hedhur ky. Po mora kockat e xhaxhait a të atij tjetrit, këtë nuk mund ta them”, thotë ai.

Vuajtjet nuk morën fund. Deri në përmbysjen e sistemit, ndërsa agjentët e sigurimit të shtetit i ngrinin kurthe herë pas here. Në vitet ’90-të Andrea ishte dëshmimtar në gjyqin e ish prokurorit të përgjithshëm Aranit Çelës.

“Mua më thanë do i thuash të vërtetën gjykatës tonë. Do i thuash të vërtetën Arianit Çelës dhe Haxhi Lleshit. Që mirë një u arratis, një ra në burg, po fëmija i vogël 1-vjeçar, një plakë 90-vjeçare çfarë faji ka kjo të vejë në internim. Arianit Çela u ngre dhe me tha një llaf, atë që thua ti nuk e kemi ne. Të marrin kushtetutën e enver hoxchën dhe të shohin tha që ska internime, po sigurimi bëri punën e tyre. Dhe unë bindem që sigurimi i shtetit, 1 në 3 e një në 5 i kishte bërë vetë. Mursinë e shkatërroi”, thotë më tej.

Andrea Gjika thotë se jeton me misionin për të treguar të vërtetën për atë periudhë. Nuk flet për hakmarrje, por për memorje. Ndaj për të mos harruar Andrea dhe banorët e Mursisë në Konispol kanë ngritur një memorial për viktimat. Emrat e babait dhe xhaxhait të tij gjenden në memorial,ndërsa ai nuk mjafton për të rradhitur emrat e atyre që kryen 1200 vite burg dhe internime në këtë fshat.

/top-channel/

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Etiketa: diktatureenver hoxhahistoriinternimekomunizëmVasil dhe Vangjel Gjika

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Ylli i lirisë… Foto LSA/ Malton Dibra

Ylli i lirisë… Foto LSA/ Malton Dibra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

23:31 | 16/03/2026
“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

22:53 | 16/03/2026
Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

22:31 | 16/03/2026
Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

22:05 | 16/03/2026
pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

21:41 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –
  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –
  • Raportim në DASH për çdo manipulim votash –
  • Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –
  • pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –
  • Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –
  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com