Nga Arben Llalla
Shqiptarët historikisht kanë bërë karrierë personale në shumë vende të botës, ata ishin të parët më Egjipt, kryetar shteti të Rumanisë, Italisë, Greqisë, Turqisë etj. Gjatë kërkimeve historike rreth shqiptarëve në Greqi ndesha në disa të dhëna se kryetari i Parë i Republikës Demokratike të Argjentinës ishte Bartolomeo Mitre Martinezi, i cili ishte politikan, ushtarak, shkrimtar, gazetar, ish-Guvernator i Buenos-Aires dhe një nga burrat shteti më të njohur në Amerikën Latine.
Sipas të disa të dhënave familja Mitre kishte ardhur në Argjentinë nga Venecia dhe kishte origjine greke, por nga kërkimet e mia mësova se në të vërtetë origjina e familjes Mitre ishte nga Himara dhe stërgjyshi i tij quhej Dhimitër Mitropulos. Shumë familje shqiptare të besimit ortodoks para shek XX nga mungesa e një kishe ortodokse shqiptare shkonin për lutje në kishën ortodokse greke e fëmijët e tyre ndiqnin shkollat greke deklaroheshin me origjinë greke në emigracion. Raste të tilla kemi plotë gjatë shekujve të mëparshëm, por edhe sot. Ne do të sjellim të dhëna se familja e Bartolome Mitre Martinezi ishin nga Himara.
Familja Mitru ose Dhimitriu u larguan nga Himara rreth vitit 1670 dhe emigroi si fillim në Venecia. Kjo familje himariote kishte lidhje të ngushta me shqiptarin nga Labova, humanistin e madh Vangjel Zhapën.
Bartolomeo Mitre ka lindur në Qershor të 1821 në Buenos-Aires. Që në fëmijëri dallohej për shpirtin e tij kryengritës, kryelart dhe mospërfillës ndaj sfidave të jetës. Në moshën 15 vjeçare u largua nga Buenos-Aires për në disa vende të tjera të Amerikës Latine.
Nga viti 1836-1839 studoi në shkollën ushtarake-dega artileri dhe mori gradën toger. Gjatë kësaj periudhe botoi shumë vjersha dhe shkrime në gazetat e ndryshme të Amerikës Latine.
Në janar të 1841 u martua me Delfina Maria Luisa De Vedia py Perez, nga kjo martesë ata patën gjashtë fëmijë, dy vajza dhe katër djem.
Nga mosmarrëveshjet e shumta politike që pati u detyrua disa herë të ndryshojë vendbanimet duke jetuar në Kili, Peru, Uruguaj, Bolivi. Udhëhoqi shumë beteja luftarake dhe u zgjodh disa herë ministër i mbrojtjes dhe i jashtëm i provincave Amerikane Latine. Gjatë viteve 1840 Bartolomeo u takua me arbëreshin Xhuzepe Garibaldin të cilin e adhuronte shumë.
Gjatë viteve 1850 Mitren e shohim ministër të jashtëm dhe të mbrojtjes së qeverive provinciale të Buenos-Aires dhe më tej në vitin 1860 Guvernator i provincës të Buenos-Aires deri më 1862. Në 12 Tetor të vitit 1862 u zgjodh kryetar i parë i Republikës Demokratike të Argjentinës dhe e mbajti këtë post deri më 12 Tetor 1868. Ai për vitet që udhëhoqi Argjentinën është vlerësuar si Kryetari i Unitetit të Vendit dhe zhvillimit ekonomik. Kandidojë disa herë të tjera për kryetar të Argjentinës si më 1874 dhe 1891, por humbi.
Bartolomeo Mitre ka dhënë një kontribut të madh në fushën e kulturës së Argjentinës, ai në vitin 1870 themeloj gazetën “La Nacion”, është themeluesi i Akademisë së Historisë së Argjentinës, shkroi shumë poezi dhe botoj dy libra historike “Historia de Belgrano” dhe “Historia de San Martin”.
Në vitin 1893 Bartolomeo Mitre mori titullin Grand Master i Lozhës së madhe të Masonerisë në Argjentinë, dhe më 1901 u emërua Anëtar Nderi i kësaj Lozhe. Vdiq në 1906, shtëpia ku jetoi që nga viti 1860 e deri sa vdiq u kthye në Muze Mitre, ku në të ka pjesë nga historia e Argjentinës, gazeta që ai themeloj “La Nacion” udhëhiqet ende nga trashëgimtarët e Bartolomeo Mitre.
Për fat të keq deri më sot nuk është shkruar asnjëherë që Bartolomeo Mitre ka origjinë shqiptare, por bibliografët shkruajnë se ai ka origjinë greke, por siç dihet Himara s’ka qenë kurrë Greqi, s’ka patur kurrë grekë. Prandaj është mirë që studiuesit shqiptar që merren me diasporën shqiptare të bëjnë studime edhe për origjinën shqiptare të Bartolomeo Mitres.
Ju lumtë