Ndeshja midis Totenhamit dhe Arsenalit, derbi më i ashpër i Londrës ka filluar pas tensionesh në rrugët që të çonin në stadiumin e Spërsave, “White Hart Lane”. Incidentet e regjistruara kanë pasur si protagonistë tifozët vendas, të cilët janë përplasur me policinë, nga ku raportohet për të plagosur, si dhe dy tifozë të ndaluar. Ndeshja ka përfunduar në barazim 2-2, duke i dhënë kështu një asist Leiçesterit të Ranierit, ndërkohë që Mançester Siti, pas një periudhë të gjatë negative ka shkatërruar 4-0 atë që ka mbetur nga Aston Vila, e cila tashmë duket e pashpresë për të qëndruar në Premier League. Sidoqoftë, aktualisht “qytetarët” ndodhen vetën dy pikë pas Arsenalit të Arsen Venger dhe kanë një ndeshje më shumë për të luajtur. Çelsi nuk arrin më shumë se një barazim 1-1 në “Stamford Bridge”, duke vazhduar të humbasë terren ndaj Uest Hemit. Çekiçët fituan 2-3 në transfertë ndaj Evertonit dhe janë 9 pikë përpara Çelsit, si dhe kaluan Mançester Junajtid, duke u sistemuar në vendin e pestë.
Liga e kombeve, Silvinjo publikon listën e kuqezinjve për sfidat me Çekinë dhe Gjeorgjinë
Trajneri i Kombëtares, Sylvinho ka publikuar listën me 24 emrat e ftuar për dy ndeshjet e tetorit në Ligën e...