Një makinë është hedhur në erë me eksploziv gjatë natës në qytetin e Vlorës.
Bëhet me dije se lënda eksplozive ishte vendosur në pjesën e përparme të makinës tip ”Ford Focus” me targa ”AA 818 KF”.
Si pasojë e shpërthimit nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale, pasi makina ka qenë e parkuar para banesës së 35-vjeçarit.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorëve, ndërsa aktualisht është duke u marrë në pyetje pronari për konfliktet e mundshme që mund të ketë pasur.