“Heshti kur Greqia i hëngri 12 milje det”, Idrizi nga Elbasani: Rama dhe Rilindja duan babëzinë, jo Çamërinë! (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Heshti kur Greqia i hëngri 12 milje det”, Idrizi nga Elbasani: Rama dhe Rilindja duan babëzinë, jo Çamërinë! (film)

19:57 | 05/03/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Kreu i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, ka zhvilluar një takim me strukturat e kësaj force politike në qytetin e Elbasanit.

Në fjalën e tij, Idrizi theksoi se PDIU-ja është në koalicion vetëm me Partinë Demokratike.

“Kemi shumë arsye për të qenë në këtë aleancë së bashku. Po e përsëris, PDIU-ja është në koalicion vetëm me Partinë Demokratike. Jam i detyruar ta theksoj këtë gjë, sepse gjatë këtyre ditëve kam parë “Tiren e Shqipërisë” dhe “Tiren e Tiranës”, që bëjnë sikur shqetësohen se ne qenkemi bashkë me grekët. Në fakt, kur e kishin PBDNJ-në në koalicionin e tyre nuk ishte ndonjë hata, madje ishte shumë mirë”, u shpreh Idrizi.

Read more

Publikohet foto e 26-vjeçares që humbi jetën në përplasjen tragjike në Pogradec –

Nagelsmann nuk ka dilema se kush do të mbrojë portën e Gjermanisë –

Sherri mes kushërinjve përfundon në tragjedi në Prizren, humb jetën i riu, plagoset babai –

Grupi “Aruba” i Zvernecit, burg 4 të arrestuarve për trafikun e kokainës, lirohet njëri –

Ai shtoi se nuk ka shqiptar që harron sesi kryeministri shqiptar është kthyer në mikun e ngushtë të homologut të tij grek dhe hesht kur Greqia zgjerohet me 12 milje në ujërat e Detit Jon.

“Si miku më i mirë i kryeministrit të Greqisë, që vetëm në kohët e fundit ka shkuar për të ngrënë një drekë dhe një darkë të bukur, heshti kur Greqia i hëngri 12 milje, siç hëngrën këta më të babëziturit biftekun e Nustretit në Dubai. Ne nuk harrojmë se si ky njeri pasi shiti detin dhe nuk i doli për Zot, bëri varrezat e ushtarëve grekë që erdhën si pushtues në Shqipëri, ndërsa harroi varrezat e shqiptarëve të Çamërisë. Asnjë nga ne nuk harron, sesi, si greku më i mirë hesht për Ligjin e Luftës që Greqia mban në fuqi. Sidomos ne shqiptarët e Çamërisë nuk harrojmë faktin që hoqi nga programi i qeverisë Çështjen Çame”, u shpreh Idrizi.

Kreu i PDIU-së tha se kryeministrin e shqetëson forca elektorale e PDIU-së, që e cilësoi si një “kockë të fortë për t’u përtypur për mazhorancën dhe vetë Edi Ramën”.

“Votat e PDIU-së dhe komunitetit çam do ta dërgojnë Edi Ramën jo vetëm në opozitë, por do ta ulin në stolin e turpit të historisë. Sepse Çamëria është sakrifikuar bashkë me Kosovën për këtë Shqipëri politike, që këta po e shqyejnë e po e grabisin përditë”, përfundoi Idrizi.

I pranishëm në takim, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike dhe i deleguari i saj për Elbasanin, Gazmend Bardhi, deklaroi se shqiptarët e Çamërisë kanë zhvilluar beteja të rëndësishme për të ruajtur identetin kombëtar.

“Prandaj dhe në betejën e 25 prillit duhet t’i japim një mesazh Edi Ramës, që mendon se ka votat apo kauzën tuaj në xhep dhe mund të përdorë atë për interesa personale. Ky model në politikë merr fund më 25 prill dhe ne jemi bashkuar sepse e duam Shqipërinë dhe duam të jetojmë këtu”, theksoi ai.

Etiketa: ElbasanKreu i Partisë Drejtësi Integrim dhe UnitetShpetim Idrizi

Të Lidhura

Publikohet foto e 26-vjeçares që humbi jetën në përplasjen tragjike në Pogradec –

Publikohet foto e 26-vjeçares që humbi jetën në përplasjen tragjike në Pogradec –

nga 27
16:21 | 14/06/2026
0

Kjo është 26 vjeçarja Elmedina Lloga e cila humbi jetën në aksidentin tragjik të mesditës së sotme në aksin rrugor...

Nagelsmann nuk ka dilema se kush do të mbrojë portën e Gjermanisë –

Nagelsmann nuk ka dilema se kush do të mbrojë portën e Gjermanisë –

nga 27
16:09 | 14/06/2026
0

Gjermania është gati të nisë aventurën e saj në Kupën e Botës 2026, duke zbritur sonte në fushë në orën...

Sherri mes kushërinjve përfundon në tragjedi në Prizren, humb jetën i riu, plagoset babai –

Sherri mes kushërinjve përfundon në tragjedi në Prizren, humb jetën i riu, plagoset babai –

nga 27
15:11 | 14/06/2026
0

Një konflikt mes disa kushërinjve në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar me një viktimë dhe një të plagosur, pas...

Grupi “Aruba” i Zvernecit, burg 4 të arrestuarve për trafikun e kokainës, lirohet njëri –

Grupi “Aruba” i Zvernecit, burg 4 të arrestuarve për trafikun e kokainës, lirohet njëri –

nga 27
14:57 | 14/06/2026
0

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur masat e sigurisë për pesë nga personat e...

Para
Rritet numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri: 2 janë rëndë

Mbi 24 mijë raste me Covid dhe 297 viktima në Itali në 24 orët e fundit

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Publikohet foto e 26-vjeçares që humbi jetën në përplasjen tragjike në Pogradec –

Publikohet foto e 26-vjeçares që humbi jetën në përplasjen tragjike në Pogradec –

16:21 | 14/06/2026
Nagelsmann nuk ka dilema se kush do të mbrojë portën e Gjermanisë –

Nagelsmann nuk ka dilema se kush do të mbrojë portën e Gjermanisë –

16:09 | 14/06/2026
Sherri mes kushërinjve përfundon në tragjedi në Prizren, humb jetën i riu, plagoset babai –

Sherri mes kushërinjve përfundon në tragjedi në Prizren, humb jetën i riu, plagoset babai –

15:11 | 14/06/2026
Grupi “Aruba” i Zvernecit, burg 4 të arrestuarve për trafikun e kokainës, lirohet njëri –

Grupi “Aruba” i Zvernecit, burg 4 të arrestuarve për trafikun e kokainës, lirohet njëri –

14:57 | 14/06/2026
Gjermania sonte përballë Kuraçaos historike, “Tulipanët” përballë Japonisë –

Gjermania sonte përballë Kuraçaos historike, “Tulipanët” përballë Japonisë –

14:27 | 14/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Publikohet foto e 26-vjeçares që humbi jetën në përplasjen tragjike në Pogradec –
  • Nagelsmann nuk ka dilema se kush do të mbrojë portën e Gjermanisë –
  • Sherri mes kushërinjve përfundon në tragjedi në Prizren, humb jetën i riu, plagoset babai –
  • Grupi “Aruba” i Zvernecit, burg 4 të arrestuarve për trafikun e kokainës, lirohet njëri –
  • Gjermania sonte përballë Kuraçaos historike, “Tulipanët” përballë Japonisë –
  • Pjetër Trashaj merr 322 MLN lekë për kositjen e barit në SUT/ Kush e dyfishoi fondin e lulishtes? –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Publikohet foto e 26-vjeçares që humbi jetën në përplasjen tragjike në Pogradec –
  • Nagelsmann nuk ka dilema se kush do të mbrojë portën e Gjermanisë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com