Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Hervin Çuli “flak në rrugë” regjisoren, Elma Doresi: Ja puçi që më bëri drejtori i Teatrit

Nga Klodiana 0

Regjisorja Elma Doresi është mjaft e re në moshë, por mbi shpatulla mban shumë shfaqje e duartrokitje të sinqerta. Ajo tani është e papunë, e ndërsa fati i saj nuk lidhet me paaftësinë, por diçka më e thellë fshihet pas ndërprerjes së kontratës me të.

Jemi mësuar ta shohim të buzëqeshur, e që ajo mimikë nuk i është venitur edhe pas puçit të bërë ndaj saj. Me mjaft sportivitet ajo i është përgjigjur interesit të “Tirana Today”, teksa mjaft kërshëri përbënte rasti i saj kur bëri publike largimin nga puna përmes rrjeteve sociale.

E indinjuar për çfarë kishte ndodhur, Elma mori iniciativën t’i tregonte kujdo se puna e saj nuk ishin thjeshtë disa orë për t’u mbushur, e larguar nga skena. Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, e shkarkoi nga detyra regjisoren Elma Doresi për arsye shumë të paqarta, dhe që bien ndesh me njëra-tjetrën. Sipas regjisores, një nga shkaqet ishte se “nuk ke projekte”, ndërkohë që ajo është një nga artistet që ka sjellë më shumë shfaqje në skenë gjatë viteve të fundit.

Regjisorja tregon përmes fakteve se drejtori këtë vit ka vendosur që të anulonte projektet. Këtu nis kontradikta, pasi çdo projekt fitohet nëpërmjet konkursit. Teksa debatet e kanë ulur intensitetin e tyre sa i takon shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, natyrshëm vjen edhe lidhja, nëse shkarkimi i saj ka lidhje politike?!

Përmes një postimi në Facebook, ju njoftuat se jeni shkarkuar nga detyra nga drejtori Hervin Çuli. Kush është shkaku? Mund të cilësohet si një hakmarrje politike?

“Me duket se punova shumë (qesh). Mu tha se roli i regjisorit nuk është i përjetshëm, dhe mbi të gjitha është rol në qarkullim. Më pas mu komunikua se më penalizonte fakti se nuk kisha projekt.

Kontradikta në fakt me vetveten i institucionit, pasi projekti fitohet nëpërmjet konkursit, gjë që drejtori për këtë vit vendosi t’i anulonte. Më pas vazhduan kontradiktat të cilat unë i shkruajta edhe në status. Shkurt: Çohu prift të ulet hoxha.

Nuk e di se sa politike do t’ju duket, ju takon juve ta analizoni. Unë di që më datë 26 qershor kam bërë një status në rrjetin social Facebook, ku i drejtohesha kryetarit të Bashkisë, për ftesën e munguar mbi dëgjesën, dhe në datën 28 më është bërë lajmërimi mbi mbylljen e kontratës. Pastaj firmosa mbi “mos prishjen e Teatrit” dhe pas saj erdhi dhe takimi me proces verbalin. Ju takon juve të nxirrni perfundimet”.

Cili është qëndrimi juaj në lidhje me Teatrin Kombëtar?

“Për mos prishjen e tij, ose rindërtimin e tij në të njëjtën strukturë”.

 Kemi dëgjuar që në botën artistike ka shumë bërryla, ku pak i lihet hapsirë profesionales. Mund të na njihni me vështirësitë që hasni?

“E thoni dhe ju vetë aq bukur, sa dhe unë nuk kam çfarë t’i shtoj. Ka shumë trishtim tek ne, dhe ky trishtim patjetër do të sjellë bërryla, mllef, etj. Tek neve nuk ndodh të thuhet “Eja të shikojmë shfaqjen e re të Elmes” por “Ka bërë shfaqje ajo? Hajt ta shohim njëherë”, etj, etj. Ne paragjykojmë, ne analizojmë, ne kritikojmë….nga tavolina jonë. Unë kritikat i dua dhe kur dikush më thotë një kritikë e falenderoj me zemër. Por tek ne, kritikat janë të mbushura me mllef. Kur e kuptova fenomenin, nuk i lexova më dhe vazhdova rrugën time. Ende sot i shikoj në kafen e tyre të radhës me kritikat e njëjta, ndërkohë që unë vazhdoj të eci në rrugë.

Jeni shprehur në një intervistë, se t’i ndalin projektet dhe se prisni ftesa nga teatrot, pra mbeteni për bashkëpunime. Kush t’i ndal këto projekte?

“Maliqi (qesh). Në rastin konkret, mungesa e konkursit në Teatrin Kombëtar. Duhet theksuar se konkursi zhvillohet çdo vit, vetëm këtë vit jo. Arsyeja ishte se: Për shkak vonesash të kalendarit të Teatrit të mos realizuar”.

Po kush e ka fajin në të gjithë këtë histori?

“Përse të penalizohem unë për diçka që institucioni nuk e ka realizuar? Unë mendoj se e gjitha kjo ka një përgjigje: Duhej të largohesha unë! Kështu ndalen projektet. Jam gati që nesër te dal përballë një komisioni, dhe t’ia dal ta fitoj projektin, sepse njoh veten time”.

Po cili është zëvendesuesi i Elma Doresit? “Ndoshta aty do të marrim edhe përgjigjet….”.

https://tiranatoday.com/ekskluzive-hervin-culi-flak-ne-rruge-regjisoren-elma-doresi-ja-puci-qe-me-beri-drejtori-i-teatrit/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej