Henri Çili, viktimë perfekte e rrethanave fatkeqe apo e botës që ndërtoi vetë? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Henri Çili, viktimë perfekte e rrethanave fatkeqe apo e botës që ndërtoi vetë?

15:31 | 02/03/2020
në Opinion
0

Nga Lorenc Vangjeli

Henri Çili është viktima perfekte. Djali që erdhi nga periferia e Elbasanit dhe u vetëkrijua në pak vjet si një nga qytetarët e njohur të Tiranës, vlen të goditet me gurë. Nga të gjithë. Duke nisur me ata që i ka pasur pranë dhe që tani mund të gogësijnë me çorape tek goja: kishte një gjë që nuk shkonte tek ai! Mund ta godasin ata që i ka pasur kundër: e patë si i ka bërë paratë ai farë skuthi!

Henri Çili është shënjestra perfekte e gurëve nga gjithkush që tek suksesi i tjetrit sheh arsyen e vetme të dështimit vetjak, të atij që hungëron luanërisht përpara të dobëtit dhe mjaullin si kotele përpara të fortit. Paranojakë e delirantë, të vënë përfund nga zilia e të mposhtur nga xhelozia, cilido që pranon të humbasë një sy me kusht që fqinji të humbasë të dy sytë, kush nuk ka mundur të bëjë shkollë dhe kush është edhe me diplomë universitare, edhe analfabet funksional, madje edhe kush ndan qelinë në këto netë me Çilin dhe i duket vetja si ai, duke hedhur një gur mbi Henrin, mund të ndjehet i shpaguar.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Të tjerë njerëz që i fshehin botës dritëhijët e tyre, ata që kanë bërë kompromise të rënda dhe kanë njolla të errëta në të shkuarën, kush ka thyer këmbët në piruetat e baletit të përditshëm, kush ka refuzuar dashuri dhe është orgazmuar në tradhëti njerëzore, kush është valëvitur sa nga përunjësia tek arroganca, sa nga sinqeriteti i vonuar tek iluzioni i përditshëm, pra, kushdo që sheh tek vetja një listë të tillë që mund të shpallet nga miqtë dhe armiqtë e Çilit si CV-ja e tij, miq e armiq të tij dhe gjithë bota anonime e rrjteve sociale, mund të godasin Henrin me gurë. Sepse, pesha që heqin nga vetja dhe e hedhin mbi të, jep përshtypjen se lehtëson mëkatet e gurëhedhësit.

Gurë mund të hedhin edhe të gjithë ata që janë pjesë e jetës publike në këtë vend si një mënyrë për t’u shplarë nga balta e frikshme që llumi i dalë në majë dhe maja që zbret dhe vetë në llum, e prodhojnë ditë mbas dite. Madje edhe Henri duhet të gjejë një gur për kokën e tij, sa kohë që rrethanat fatkeqe apo zgjedhja e vullnetshme, keqkuptimi fatal apo vetecja në fatalitet, shkon në drejtim tërësisht të kundërt me çfarë vetë Çili ka deklamuar dhe besuar.

Henri Çili ka një betejë të jashtëzakonshme përballë vetes dhe gjithë njerëzve që e njohin trajektoren e jashtëzakonshme të jetës së tij nga këmbët e kodrës në Fushë Labinot e deri në kodrën e Rolling Hills-it në Tiranë. Ai duhet të luftojë betejën e jetës së tij, mbas të cilës, ai do të jetë humbës edhe nëse e fiton totalisht.

Akuzat janë të rënda dhe serioze. Pjesë e një shoqërie në lëngim të plotë moral, ku korrupsioni është mundësi, mitmarrja mënyrë jetese, ndërhyrja e favori pjesë genetike, absolutisht momenti më i vështirë dhe vija e kuqe mes fajësisë dhe pafajësisë, mes qytetarit normal të shoqërisë anormale dhe personazhit që duhet ndëshkuar e izoluar, është vetëm hesapi fatal me gjakun e policit të vrarë. Nëse kjo gjë ka ndodhur, atëherë vetë Henri Çili, duhet të zgjedhë të jetë prokuror për veten! Dhe të jetë njëkohësisht edhe gjykatësi që do ta ndëshkojë në emër të një akuze që do të shkon në të kundërt me atë që vetë Henri Çili është munduar të bëjë gjatë jetës së tij të stuhishme: ka shkuar kundër interesit publik.

Lajmet e para dhe të rezervuara duke hedhur dritë mbi atë që ka ndodhur, e bëjnë edhe më të thellë misterin e asaj që ka ngjarë. Qindra orë përgjimesh, duke gjykuar njerëzit, me të cilët Çili fliste dhe shkruante, do të kenë vënë në merak të madh shumë personazhe. Ata janë duke kontrolluar mesazhet e shkëmbyera, pyesin sesa e mundur është zbardhja e komunikimit në whatsapp, viber a gjetkë, tentojnë të kujtojnë çfarë kanë thënë me njëri-tjetrin dhe çfarë kanë “blerëshitur” reciprokisht. Ata janë kryesisht në politikë dhe në biznes. Në të djathtën e saj, ku Çili është zhvendosur prej muajsh, mbas një disa vjeçari gjysmëflirti me të majtën në pushtet dhe në të majtë të politikës, nga e cila Çili u distancua gradualisht. Ky është thesari i fshehtë që ndodhet në CD-të e pazbardhura ende, në të cilat mund të gjendet identikiti i vërtetë i shumë personazheve që bëjnë make up, kur dalin në televizion. Eshtë ende herët për të folur për këtë anë të dosjes, në të cilën, siç ndodh rëndom tashmë, sa herë që bëhet fjalë për drogën, dalin dhe emra vajzash Instagram-i.

Henri Çili ka pohuar se nuk ka bërë asnjë faj dhe se do të luftojë për të drejtën e tij. Eshtë e vvështirë që nga liria t’i jepet dikujt këshillë se çfarë duhej të bënte për rikthimin në liri nga qelia. Në një vend kur dyshimi për mospagimin e një fature energjie apo kur grabitja e më pak se 100 eurove është krim i provuar nga prokurorë me kostume mijëra euro dhe gjykatës që ngrohin me energji të vjedhur ujin e pishinës private, fati i afërm i Henri Çilit që banon në vilë, duket i paravendosur. Mentaliteti i përdhunshëm sovjetik i gjithë shoqërisë shqiptare – edhe vetëm dyshimi për faj, të shpall fajtor – i le pak shans e shpresë një vendimi të arsyeshëm. Me pizhamet me vija të burgut, Henri Çili nuk ka mundësi as të largohet në arrati, as të prishë provat e hetimit dhe as të pengojë zbardhjen e të vërtetës. Duke e pritur fatin e hetimeve të tij në gjysëm liri, rasti Çili mund të ishte për ironi të fatit, një shans për vetë këtë mentalitet që dyshimin e quan provë dhe provën e përdor vetëm si thikë kundër të dyshuarit.

Henri Çili është viktima perfekte e klimës sovjetike në vend, që tenton të ndërtojë kapitalizmin duke urryer me gjithë ligësinë e shpirtit kapitalistët. Ai është viktimë e një shoqërie që adhuron si perëndi paranë dhe neverit paranë në xhepin e tjetrit, që ngre piedestale vetjake morali dhe kurvëron me nge sa herë që ka mundësinë, që nuk bën keq se nuk do, por se nuk mund, që nuk e quan kur bën një vepër të mbarë, nëse nuk ja lavdëron gjithkush.

Henri Çili është gjithashtu viktima perfekte e vetvetes. Një Lysien de Rubempre ballkanas, si personazhi i famshëm i Balzakut, që shkëlqeu dhe ra në Parisin e pothuaj dy shekujve më parë, atij i duhet të rikthehet sërish në Tiranë nga periferia. Por, kësaj here rruga është më e gjatë. Përmeti i trëndafilave, e ka rrethuar me gjemba mosbesimi betejën e tij, rrethanat vetjake, fatin e fatalitetin e papritur: nga sot, distanca e Përmetit me Tiranën është pak më larg sesa hapësira që ndan Tiranën me botën që ai i kishte ndërtuar vetëvetes.

/Javanews/

Etiketa: ballkanasBalzakufatkeqeHenri ÇiliLorenc VangjeliLysien de RubempreperfekterrethanaViberviktimëwhatsapp

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Gucci Linda, njësoj si Nexhmije Hoxha që flet për demokracinë e burrit të saj

Gucci Linda, njësoj si Nexhmije Hoxha që flet për demokracinë e burrit të saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com