Ish-trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson i është nënshtruar një operacioni urgjent si pasojë e një hemoragjie cerebrale.
Fansat e Manchester United kanë kërkuar informacione për gjendjen e Ferguson dhe kjo e ka detyrua klubin e “djajve” të lëshojë një komunikatë për shtyp.
Në të shkruhej: “Operacioni ka shkuar shumë mirë, por Ferguson do të qëndrojë në terapi intensive për të vazhduar kurën. Familja e tij kërkon respektimin e privacisë në këto momente.”
Ferguson konsiderohet si flamuri i Manchester United dhe trajneri më i madh i historisë në Premier League ku 76-vjeçari ka fituar 38 trofe në 26 sezone me “djajtë”.
Ai u tërhoq në maj 2013, pasi fitoi për herë të 13-të titullin kampion në Angli.