Pesë vajza janë helmuar pasditen e sotme në Vlorë.
Burimet paraprake bëjnë me dije se personat kanë konsumuar një drekë në një lokal në Radhimë, dhe më pas kanë shfaqur shenja helmimi.
Po të njëjtat burime konfirmojnë se personat e helmuar po marrin trajtim në spitalin e Vlorës.