• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hejnkes driblon Ronaldon: Ne kemi Levandovskin që ka shënuar 39 gola

17:04 | 25/04/2018
në Sport
0

Trajneri i Bajernit ka qenë i pranishëm në intervistën në prag të ndeshjes ndaj Realit të Madridit sonte në mbrëmje. Trajneri është shfaqur i qetë dhe në kohë në sallën e konferencave. Ai ka folur për kundërshtarin dhe formën e skuadrës së tij. 72- vjeçari nuk i druhet arbitrit Kaipers, edhe pse në përballjen e vitit të kaluar pati shumë kontestime nga gjermanët për arbitrin hungarez Vitor Kasai.

Bajerni akuzoi UEFA-n për paanshmëri. Madje, në rrjetet sociale pati agravim të situatës. Thuhet se arbitri është kërcënuar pas një fotoje të publikuar, ku ai po dilte nga darka pas ndeshjes, darkë të cilën ai e kishte konsumuar në një nga lokalet në pronësi të Realit të Madridit.

Lexo edhe

Kumbulla shënon dhe kthehet në hero te Roma

Sporting bllokon Arsenalin

A ka shanse Liverpool pas humbjes 5:2? Ç’thotë superkompjuteri

Bjorn Kaipers do të jetë arbitri i ndeshjes, komenti juaj?

Kam qenë shumë objektiv ndaj arbitrave gjatë gjithë karrierës sime si lojtar dhe si trajner. Kam shumë besim tek arbitri i ndeshjes. Nuk mendojmë për vitin e kaluar, i përket së shkuarës.

Çfarë ndeshjeje ju pret?

Janë katër ekipet më të mira, do të jetë një shfaqje e bukur për të gjithë. Të gjitha e meritojnë të shkojnë në finale, por fatkeqësisht vetëm dy prej tyre do t’ia dalin të shkojnë në Kiev.

Ronaldo si kundërshtar, i druheni?

Ai ka një karrierë të pabesueshme. Champions-in e fiton skuadra më homogjene. Por, ne kemi Levandovskin që ka shënuar 39 gola. Mund të bëni edhe pyetjen, kush do të ndalojë Levandovskin? Duelet midis Bajernit dhe Realit kanë një traditë të hershme. Këto ndeshje janë motivi që shumë lojtarë stërviten, gjithkush do të luajë në këto nivele në karrierën e tij.

Zidan do të jetë kundërshtari juaj në pankinë, e njihni?

Kam qenë gjithmonë një admirues i Zinedin Zidan si lojtar dhe tani që është në rolin e trajnerit. Është një drejtues i madh dhe këtë e ka treguar në këto vite.

Cili është favorit?

Për mua nuk ka favorit. Reali ka fituar dy Champions në sezonet e fundit dhe kjo i jep një avantazh, është normale. Por, edhe gjithashtu kemi bërë një sezon fantastik dhe do të luajmë shanset tona për të shkuar në finale.

Si është gjendja e ekipit?

Për Alaban dhe Tolison do të vendos vetëm disa orë përpara ndeshjes. Për formacionin dhe rreshtimin nuk mund t’ them asgjë për momentin. Do të më duhet të mendohem deri natën vonë.

Është i gatshëm Hames Rodrigez?

Kur kam ardhur këtu, Hames nuk ishte në formën e tij optimale. Kam zhvilluar disa biseda me të dhe ai është stërvitur më me intensitet. Tani që flasim ai është ndër lojtarët më kyç të skuadrës së Bajernit. Ka qenë shumë i rëndësishëm gjatë sezonit dhe shpresoi që të qëndronte gjatë në Mynih.

Do të ndihet mungesa e Vidalit?

Ekipet e mëdha kanë gjithmonë lojtarë zëvendësues. Por, Vidal është një lojtar i madh dhe sigurisht do t’i mungojë skuadrës në ndeshjen e Champions-it. Është një humbje e madhe edhe për të. Por, skuadra do të luaj edhe për Arturon.

Etiketa: BajernLevandovskiReal MadridRonaldo

Të Lidhura

Kumbulla shënon dhe kthehet në hero te Roma

Kumbulla shënon dhe kthehet në hero te Roma

nga 27
21:31 | 09/03/2023
0

“Mirëserdhe Marash”. Mediat italiane e vlerësojnë maksimalisht performancën e mbrojtësit shqiptar Marash Kumbulla i cili shënoi sot në minutën 87...

Sporting bllokon Arsenalin

Sporting bllokon Arsenalin

nga 27
21:05 | 09/03/2023
0

Arsenali nuk ka shkuar më shumë se barazimi 2-2 në transfertë ndaj Sporting Lisbone në ndeshjen e parë të Europa...

A ka shanse Liverpool pas humbjes 5:2? Ç’thotë superkompjuteri

A ka shanse Liverpool pas humbjes 5:2? Ç’thotë superkompjuteri

nga 27
16:55 | 09/03/2023
0

Liverpool rikthehet në Ligën e Kampionëve javën e ardhshme kundër Real Madridit. Reds do të shpresojnë të përmbysin humbjen 5–2...

Champions, Milan në çerekfinale pas 11 vitesh

Champions, Milan në çerekfinale pas 11 vitesh

nga 27
23:11 | 08/03/2023
0

Milan në çerekfinalet e Champions League pas 11 vitesh! Italia kualifikon skuadrën e parë në çerekfinalet e UEFA Champions League...

Para
Angela Merkel e mbron pranimin nga Gjermania të 10.000 refugjatëve të OKB-së

Angela Merkel e mbron pranimin nga Gjermania të 10.000 refugjatëve të OKB-së

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“U tronditëm!” Fqinjët flasin për vrasjen e shqiptarëve në Itali –

Ambasada ruse kërkon mbrojtje nga Policia e Shtetit –

14:33 | 09/06/2023
Korrupsion në Drejtorinë e Burgjeve, SPAK arreston dy punonjës –

Merrnin para për një vend pune te burgjet, lihen në burg dy sekserët –

14:31 | 09/06/2023
Të shtëna me armë pas konfliktit mes dy personave në një lokal në Berat –

Të shtëna me armë pas konfliktit mes dy personave në një lokal në Berat –

14:25 | 09/06/2023
Makina, uiski apo diamante të rrallë? Cilat janë investimet më fitimprurëse të luksit –

Makina, uiski apo diamante të rrallë? Cilat janë investimet më fitimprurëse të luksit –

14:01 | 09/06/2023
Vdekja e foshnjës brenda në makinë, babai nën hetim për vrasje nga pakujdesia –

Vdekja e foshnjës brenda në makinë, babai nën hetim për vrasje nga pakujdesia –

13:52 | 09/06/2023

Më Të Lexuarat

  • Ambasada ruse kërkon mbrojtje nga Policia e Shtetit –
  • Merrnin para për një vend pune te burgjet, lihen në burg dy sekserët –
  • Të shtëna me armë pas konfliktit mes dy personave në një lokal në Berat –
  • Makina, uiski apo diamante të rrallë? Cilat janë investimet më fitimprurëse të luksit –
  • Vdekja e foshnjës brenda në makinë, babai nën hetim për vrasje nga pakujdesia –
  • Do të jap maksimumin për Kombëtaren, ëndrra ime mbetet… –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ambasada ruse kërkon mbrojtje nga Policia e Shtetit –
  • Merrnin para për një vend pune te burgjet, lihen në burg dy sekserët –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com