Harta e OBSH-së: Shqipëria ndër vendet me numrin më të ulët të mjekëve në botë, ia kalojmë vetëm Afrikës e Indisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Harta e OBSH-së: Shqipëria ndër vendet me numrin më të ulët të mjekëve në botë, ia kalojmë vetëm Afrikës e Indisë

15:20 | 24/08/2020
në Kryesore
0

Shqipëria renditet ndër vendet që kanë një numër më të ulët mjekësh në raport me popullsinë në botë, sipas një harte të publikuar në faqen e Organizatës Botërore për Shëndetësinë (OBSH). https://www.who.int/data/gho/data/indicators/indicator-details/GHO/medical-doctors-(per-10-000-population)

Shqipëria, ka vetëm 12 mjekë për 10 mijë banorë, shifër që është më e ulëta në Europë. Maqedonia e Veriut ka 29 mjekë për 10 mijë banorë, Serbia (31), Mali i Zi (27), Bosnja (22). Rekordin në Europë e mban Greqia, me 55 mjekë për 10 mijë banorë. Italia e ka këtë tregues 40, Gjermania 42.5, Suedia (e vetmja që nuk e mbylli ekonominë nga koronavirues) e ka rreth 40, Austria 51.7.

Më pak mjekë se Shqipëria kanë vetëm vendet afrikane (disa kanë edhe më pak se 1 mjek për 10 mijë banorë, psh në Kongo me 0.7 mjekë). Shqipëria ia kalon dhe shteteve të tilla si Indisë (8.6), Pakistanit (9.8), Afganistanit (2.8).

Read more

Mereme Sele padit Berishën, kërkon pezullimin e zgjedhjeve për kryetarin e PD-së –

Efektivi përfundon tek Trauma/ Zamir Skënderi ishte ulur në pjesën e pasme të makinës kur rrëmbeu armën, tentoi të arratisej –

I mori armën policit dhe e plagosi, ja kush është 45-vjeçari, ishte nën efektin e drogës –

E rëndë në Kuçovë, 45-vjeçari çarmatos policin dhe e plagos

Në botë, më shumë mjekë ka Lituania, me 63 për 10 mijë banorë.Kina e ka këtë tregues 20, Rusia 37.5, SHBA-të 26.

Pandemia e Covid-19 ka sjellë në vëmendje aftësitë e sistemeve shëndetësore në mbarë globin për të përballuar ngarkesën që mund të shkaktohet nga virusi.

Të dhënat e Shqipërisë që jep OBSH-ja i referohen vitit 2016, ndërkohë që vlerësohet që situata është përkeqësuar, për shkak të emigracionti masiv të bluzave të bardha gjatë viteve të fundit.

Numri i pakët i personelit mjekësor është një nga shqetësimet e shprehura në raportet e institucioneve ndërkombëtare, së bashku me nivelin e ulët të shpenzimeve për shëndetësinë.

OKB, në një raport të fundit tha se “Duhet theksuar se shpenzimet publike për shëndetësinë si pjesë e PBB-së janë më të ulëta në Shqipëri (2.97%) sesa në shumicën e vendeve të Evropës Juglindore, dhe parashikimet për vitet 2020-2022 tregojnë një ulje të lehtë në 2.94% deri në vitin 2022.

Kjo tendencë është veçanërisht shqetësuese nëse duhet të ndërtojmë dhe të fuqizojmë një sistem shëndetësor më të mirë. Projeksioni i OBSH për vitin 2020-2022 tregon se Shqipëria do të shpenzojë për tre vitet e ardhshme më pak se 10% për shëndetin nga paratë e përgjithshme publike.

Rënia e burimeve për kujdesin parësor është shqetësuese. Strategjia për zhvillimin e kujdesit parësor në Shqipëri kërkon një buxhet të rritur në 25%. Roli i rëndësishëm i kujdesit parësor në përgjigjen dhe shërimin e COVID 19 është i rëndësishëm”, thuhet në raport.

Sipas një raporti të qeverisë shqiptare në lidhje me emigracionin, emigrimi i specialistëve të shëndetësisë ka pakësuar burimet njerëzore për sistemin shëndetësor:

Pas viteve 1990, forcat e punës të sektorit të shëndetësisë humbën një numër të konsiderueshëm të burimeve njerëzore, të cilët migruan jashtë vendit. Edhe brenda vendit kanë ndodhur dhe po ndodhin lëvizje nga zonat rurale për ato urbane, duke krijuar një qasje gjithnjë të pabarabartë ndaj kujdesit shëndetësor për popullatën.

Për pasojë, numri i mjekëve për banorë është në nivelet më të ulëta në Europë.

Sakaq, migrimi i madh i brendshëm nga zonat rurale në zonat urbane ka ndikuar në keqkonfigurimin e rrjetit të ofruesve të kujdesit shëndetësor ndaj nevojave të popullsisë.

Trupa mjekësore prej zonave rurale, sidomos të thella, ka lëvizur drejt zonave urbane. Kjo lëvizje ka ndikuar edhe në ndryshimin e raporteve të mjekëve dhe infermierëve me popullsinë.

Nga viti 2010 në vitin 2017 janë larguar nga vendi 772 mjekë, me arsim të përgjithshëm ose me specializime pasuniversitare, sipas të dhënave nga Forumi Ekonomik Ndërkombëtar i Vjenës.

Ky numër përfaqëson më shumë se tre gjenerata të dala nga Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, ku diplomimet mesatare në një vit janë më pak se 200 mjekë. Kjo do të thotë se nga 7 gjenerata të diplomuarish, 3 kanë emigruar gjatë periudhës në studim.

Gjithsej numri i mjekëve shqiptarë në emigrim është 1029, por 772 prej tyre kanë emigruar nga viti 2010 deri në 2017, por ky numër realisht është edhe më i lartë pasi nga 2017 në 2020 emigrimi i trupës mjekësore ka vijuar me ritme të larta./monitor

Etiketa: Numer i ulet mjekeshOBSHshqipria

Të Lidhura

Mereme Sele padit Berishën, kërkon pezullimin e zgjedhjeve për kryetarin e PD-së –

Mereme Sele padit Berishën, kërkon pezullimin e zgjedhjeve për kryetarin e PD-së –

nga 27
23:01 | 18/05/2026
0

Mjekja Mereme Sele ka depozituar një kërkesë në Gjykatën e Shkallës së Parë, ku kërkon pezullimin e zgjedhjeve të 23...

Efektivi përfundon tek Trauma/ Zamir Skënderi ishte ulur në pjesën e pasme të makinës kur rrëmbeu armën, tentoi të arratisej –

Efektivi përfundon tek Trauma/ Zamir Skënderi ishte ulur në pjesën e pasme të makinës kur rrëmbeu armën, tentoi të arratisej –

nga 27
22:25 | 18/05/2026
0

Detaje të reja janë zbuluar mbi plagosjen e efektivit në Kuçovë. Ngjarja ka ndodhur në dalje të fshatit Kutalli të...

I mori armën policit dhe e plagosi, ja kush është 45-vjeçari, ishte nën efektin e drogës –

I mori armën policit dhe e plagosi, ja kush është 45-vjeçari, ishte nën efektin e drogës –

nga 27
22:03 | 18/05/2026
0

Kjo është foto e 45-vjeçarit Zamir Skënderi, i cili ka plagosur policin Arsen Toska me armën e shërbimit të këtij...

E rëndë në Kuçovë, 45-vjeçari çarmatos policin dhe e plagos

E rëndë në Kuçovë, 45-vjeçari çarmatos policin dhe e plagos

nga 27
21:19 | 18/05/2026
0

Rreth orës 19:00, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë po kryenin shoqërimin e shtetasit Z. S., 45 vjeç, banues në...

Para
Homofobia, heterofobia dhe martesa!

Tani që mbaroi Champions League dhe Europa League, besoj se do i hedhim një sy realitetit real

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mereme Sele padit Berishën, kërkon pezullimin e zgjedhjeve për kryetarin e PD-së –

Mereme Sele padit Berishën, kërkon pezullimin e zgjedhjeve për kryetarin e PD-së –

23:01 | 18/05/2026
Efektivi përfundon tek Trauma/ Zamir Skënderi ishte ulur në pjesën e pasme të makinës kur rrëmbeu armën, tentoi të arratisej –

Efektivi përfundon tek Trauma/ Zamir Skënderi ishte ulur në pjesën e pasme të makinës kur rrëmbeu armën, tentoi të arratisej –

22:25 | 18/05/2026
I mori armën policit dhe e plagosi, ja kush është 45-vjeçari, ishte nën efektin e drogës –

I mori armën policit dhe e plagosi, ja kush është 45-vjeçari, ishte nën efektin e drogës –

22:03 | 18/05/2026
E rëndë në Kuçovë, 45-vjeçari çarmatos policin dhe e plagos

E rëndë në Kuçovë, 45-vjeçari çarmatos policin dhe e plagos

21:19 | 18/05/2026
Ja kur mbahet protesta e ardhshme –

Ja kur mbahet protesta e ardhshme –

20:49 | 18/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Mereme Sele padit Berishën, kërkon pezullimin e zgjedhjeve për kryetarin e PD-së –
  • Efektivi përfundon tek Trauma/ Zamir Skënderi ishte ulur në pjesën e pasme të makinës kur rrëmbeu armën, tentoi të arratisej –
  • I mori armën policit dhe e plagosi, ja kush është 45-vjeçari, ishte nën efektin e drogës –
  • E rëndë në Kuçovë, 45-vjeçari çarmatos policin dhe e plagos
  • Ja kur mbahet protesta e ardhshme –
  • “GoFundMe” për vajzën me leuçemi, e çon Aleks Vishën në pranga? Ja çfarë ka ndodhur në Dubai –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mereme Sele padit Berishën, kërkon pezullimin e zgjedhjeve për kryetarin e PD-së –
  • Efektivi përfundon tek Trauma/ Zamir Skënderi ishte ulur në pjesën e pasme të makinës kur rrëmbeu armën, tentoi të arratisej –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com