Futbollisti i skuadrës së të rinjve të Milanit, Ismet Sinani, ka ndjekur direkt seancën gjyqësore të Ramush Haradinajt dhe duket qartë që ka qenë shumë i vëmendshëm. Shikoni se çfarë ka sajuar më pas, ku kryetari i AAK në Kosovë të duket si në një foto zyrtare të Silvio Berluskonit.
Në këtë seancë, gjykata ka marrë vendim që seanca përfundimtare të mbahet më 2 mars dhe Sinani ka publikuar edhe foton e transmerimit.
Ismet Sinani konsiderohet si një futbollist shumë i talentuar dhe tashmë është pjesë e përfaqësueses së Shqipërisë U-19, megjithëse ende është 17 vjeç. Produkt i Akademisë së Milanit, sipas stafit të trajnerit Bogdani, flitet për një sulmues me të ardhme të garantuar.