Haradinaj: Nuk kemi nevojë për Mini Shengen me kryeqytet Serbinë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Haradinaj: Nuk kemi nevojë për Mini Shengen me kryeqytet Serbinë

09:50 | 24/12/2019
në Kryesore
0

Udhëheqësit politikë kosovarë kundërshtojnë sërish ashpër nismën rajonale “Minishengeni Ballkanik”, ku Kosova nuk trajtohet si shtet i pavarur nga Serbia.

Takimi i radhës i nismës rajonale për një “Minishengen Ballkanik”, që u mbajt në Tiranë me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, nuk u vlerësua mirë në Kosovë, ku reagimet ishin nga më të ndryshmet. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi refuzoi të marrë pjesë në këtë takim për shkak të Serbisë, e cila sipas tij, “vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës dhe të pengojë subjektivitetin e saj ndërkombëtar”.

Read more

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

Haradinaj: Nuk kemi nevojë për një Mini Shengen me kryeqytet Serbinë

Ndaj takimit të tretë me radhë që u mbajt në Tiranë, nismë kjo rajonale për një “Minishengen Ballkanik”, reagoi edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai tha se “Kosova nuk ka nevojë për një “Mini Shengen” me kryeqytet Serbinë”, duke potencuar se “po vërehet se “Mini Shengeni”, ka për qëllim heqjen e taksës që Kosova i ka vendosur produkteve që importohen nga Serbia”.

“Përderisa Kosova nuk njihet nga Serbia dhe mohohet Masakra e Reçakut, iu mbetet t’iu themi puna e mbarë pa ne”, ishte reagimi i Haradinajt ndaj takimit të liderëve të rajonit që u mbajt në Tiranë, duke e argumentuar refuzimin e Kosovës edhe më tutje.

“Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, pra 6 vende kanë mbetur pa u anëtarësuar në BE. Ne kemi marrëdhënie kontraktuale me BE-në. Pra, secili vend ka kontratë me BE-në. Kosova e ka MSA-në dhe ne duhet me u fokusuar në MSA. Pra, nuk kemi nevojë për një Mini Shengen me kryeqytet Serbinë ose lider Serbinë të Mini Shengenit tonë. Jemi të interesuar për Shengen në këtë rast, për BE-në”, tha Haradinaj, duke shtuar se “Kosova është vend euroatlantik” dhe kjo është perspektiva e saj.

Kjo deklaratë e Haradinajt duket se e ka nervozuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, i cili pas përfundimit të Samitit, e cilësoi Haradinajn “gënjeshtar”, duke thënë se “nuk ka asnjë kusht ndaj Kosovës për të marrë pjesë në takimin e liderëve të rajonit”.

Rama: Refuzimi i Kosovës për mua i pakuptueshëm

“Haradinaj është një gënjeshtar dhe vazhdon të gënjejë. Nuk e di nëse e bën nga padija, por është gënjeshtar”, tha kryeministri i Shqipërisë Edi Rama pas mbylljes së samitit. Më parë, gjatë konferencës së përbashkët me liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, Edi Rama tha se “nisma rajonale nuk është përjashtuese për askënd, është gjithëpërfshirëse, është e hapur, nuk i imponohet askujt dhe nuk imponohet nga askush”.

“Më lejoni ta them hapur se për mua, refuzimi i përsëritur i autoriteteve të Kosovës është i pakuptueshëm dhe i dëmshëm për vetë Kosovën”, tha Rama.

Kundërshtimi i parë ndaj Samitit të Tiranës erdhi nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, që refuzoi ftesën e bërë nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Liderët e vendeve të rajonit pa praninë e udhëheqësve kosovarë, për herë të parë janë takuar në Novi Sad dhe pastaj në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku janë dakorduar përmes një deklarate që synohet të përmirësohet bashkëpunimi rajonal, apo të krijohet një “Minishengen Ballkanik”. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në letrën publike të refuzimit tha se, “Kosova për dallim nga Shqipëria, vazhdon të ketë pengesa serioze në konsolidimin e shtetësisë së vetë nga Serbia”.

Albin Kurti:“Rruga nga Beogradi për në Tiranë kalon përmes Prishtinës”

Albin Kurti, lideri i Vetëvendosjes dhe kryeministri i ardhshëm i Kosovës kujtoi në rrjetin e twitterit se iniciativat rajonale duhet të drejtohet nga parimet e gjithëpërfshirjes dhe të reciprocitetit. “Rruga nga Beogradi për në Tiranë kalon përmes Prishtinës”. Ai shkroi se shqiptarët janë një popull dhe “askush nuk mund të qëndrojë midis nesh.”

Thaçi: Kosova në NATO e BE, jo në “iniciativa eksperimentale rajonale”

“Fatkeqësisht, pengesa kryesore vjen nga Serbia, e cila në të gjitha format dhe mundësitë, në mënyrë të vazhdueshme minon përpjekjet tona për konsolidimin e shtetësisë sonë. Serbia ka kryer gjenocid kundër qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe sot jo vetëm që mohon krimet e kryera, por vazhdon të mos e pranojë ekzistencën e shtetit tonë. Në një situatë të tillë, thirrjet dhe iniciativat për bashkëpunim rajonal janë krejtësisht të pakuptimta. Serbia dhe Bosnja e Hercegovina nuk e njohin shtetin e Kosovës”, shkroi në profilin e tij social Presidenti Thaçi. Sipas Presidentit të Kosovës, “nuk mund të këtë përparim në bashkëpunimin rajonal pa pasur njohje reciproke, dhe se Kosova synon anëtarësim në NATO e BE” dhe jo në “iniciativa eksperimentale rajonale”.

Analistët kosovarë: Rama nuk e mbron sa duhet nga Serbia subjektivitetin e Kosovës

Ideja e “Minishengenit Ballkanik”, është kundërshtuar edhe nga udhëheqësit e tjerë të partive politike në Kosovë, duke e cilësuar këtë iniciativë si një “devijim” të rrugës euroatlantike.

Reagimet nga Kosova dhe kundërreagimet nga Tirana për nismën rajonale ”Minishengeni Ballkanik”, sidomos për takimin e fundit që u mbajt në Tiranë, prodhuan debat të gjerë në Prishtinë, në disa raste edhe me ofendime publike ndaj kryeministrit të Shqipërisë. Shumë analistë në Prishtinë po e akuzojnë Edi Ramën si një kryeministër shqiptar që me veprimet e tij nuk po e mbron sa duhet subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës karshi mohimit dhe pengesave që i bën Serbia.

/DW/

Etiketa: “Minishengeni Ballkanik”KosovakosovarëMasakra e ReçakutRamush HaradinajSerbiashtet i pavarurudhëheqësit

Të Lidhura

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

nga 27
23:29 | 03/02/2026
0

Milan nuk gabon këtë radhë në Serinë A italiane. Skuadra e Massimiliano Allegrit iu përgjigj fitores së Interit teksa mposhti...

Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

nga 27
23:19 | 03/02/2026
0

Gazetarja e News24, Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Studio 24”, deklaroi se shtyrja e vendimit për pezullimin e Belinda...

Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

nga 27
22:23 | 03/02/2026
0

Një 33-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur nga policia italiane. Ai është plagosur, nga blutë pasi tentoi ti arratisej policisë. Mediat italiane shkruajnë...

Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

nga 27
22:11 | 03/02/2026
0

Qëndrimet e përsëritura publike të kryeministrit Edi Rama kundër betejës së gjyqtarëve në Kushtetuese për çështjen e pagave të tyre,...

Para
Policia ndalon një makinë në Fushë- Milot, arrestohet shoferi dhe pasagjeri

Policia ndalon një makinë në Fushë- Milot, arrestohet shoferi dhe pasagjeri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

23:29 | 03/02/2026
Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

23:19 | 03/02/2026
Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

22:23 | 03/02/2026
Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

22:11 | 03/02/2026
Vlora pa drita, punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjën e energjisë në Lungomare –

Vlora pa drita, punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjën e energjisë në Lungomare –

21:31 | 03/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –
  • Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –
  • Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –
  • Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –
  • Vlora pa drita, punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjën e energjisë në Lungomare –
  • tërhiqet nisma për Komisionin e Reformës Territoriale –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –
  • Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com