Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kundërshtuar zgjidhjen e presidentit të Kosovës në mënyrë të njëanshme dhe ka bërë thirrje për një zgjidhje konsensuale.
Drejtuesi i opozitës tha se Kosovës i duhet sa më shpejt një zgjidhje për të dalë nga kriza. Në një tryezë me shoqërinë civile, Haradinaj tha se në Kosovë duhet të arrihet një marrëveshje e spektrit të gjerë politik para zgjedhjes së presidentit të Kosovës.
“Duhet të ketë një marrëveshje në mes të spektrit politik në Kosovë. Dhe atë sa më shpejt. Sa i përket protestës së 17 shkurtit, ne distancohemi nga çdo dhunë, e cila mund të ndodhë. Jemi kundër dhunës”, ka thënë Haradinaj.