• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hapet pika doganore e Prishtinës në Durrës, planifikohen projektet tregtare Shqipëri- Kosovë

14:42 | 05/02/2022
në Shqiperi
0

Qeveria e Shqipërisë miratoi marrëveshjen me Kosovën për lehtësimin e procedurave doganore, që parasheh edhe hapjen e pikës doganore të Prishtinës në Portin e Durrësit. Me këtë marrëveshje parashihet edhe hapja e pikave të tjera të doganës së Kosovës në qytete të ndryshme të Shqipërisë Shqipëria ka filluar të zbatojë marrëveshjet e përbashkëta me Kosovën, të nënshkruar në Elbasan më 26 nëntor të vitit kaluar. Marrëveshja parashikon hapjen e pikës doganore të Kosovës në Portin e Durrësit dhe të gjitha lehtësitë që kjo pikë do të sjellë dhe do të njohë disa protokolle, të cilat do t’u hapin rrugën të tjerave.

Këshilli i Ministrave i Shqipërisë ka marrë vendim që t’i propozojë Kuvendit të Shqipërisë projektligjin për zbatimin e lehtësive të ndërsjella në procedurat doganore dhe/ose të kontrollit të hyrje-daljes së mallrave.

Lexo edhe

Meta dhe Berisha përplasje oraresh, lënë “takim” në të njëjtën orë, ja mesazhi i tyre

E rëndë/ U rrëzua nga bordura e Kuzum Baba-së, vdes në vend 40- vjeçari

Covid-19/ MSH nxjerr shifrat: Rriten rastet e reja, dy humbje jete në 24 orët e fundit  

Propozimi do të shqyrtohet dhe do të miratohet më pas në Kuvend.

“Kjo marrëveshje shkon në Parlament dhe do të lehtësojë marrëdhënien e ndërsjellët dhe tregtinë ndërmjet dy vendeve tona, duke njohur të gjitha licencat dhe agjencitë doganore në kufi. Të dy vendet do të njohin kontrollet e vetëm një vendi, duke ulur kohën e kontrollit doganor. Marrëveshja parashikon çeljen e pikës doganore të Kosovës në Portin e Durrësit dhe të gjitha lehtësitë që kjo pikë do të sjellë dhe do të njohë disa protokolle të cilat do t’u hapin rrugën të tjerave”, ka deklaruar pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Financave e Shqipërisë, Delina Ibrahimaj.

Murati: Shqipëria është partneri ynë kryesor tregtar

Qeveria e Kosovës miratoi projektligjin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për zbatimin e lehtësive doganore dhe kontrollit të hyrje-daljes së mallrave. Ministri i Financave, Hekuran Murati, u shpreh se kjo marrëveshje parasheh një sërë lehtësish doganore dhe të tregtisë mes dy vendeve.

“Ajo parasheh edhe vendosjen e zyrës doganore të Republikës së Kosovës në zonën doganore të Portit të Durrësit dhe Porto Romanos. Marrëveshja përfshin edhe thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve”.

Hekruan Murati ka thënë se Kosova, nëpërmjet ratifikimit në Kuvend të dy marrëveshjeve me Shqipërinë, do të zbatojë lehtësitë doganore dhe kontrollit të hyrje-daljes së mallrave të dy shteteve.

“Bëhet fjalë për marrëveshjet që kemi nënshkruar me Qeverinë e Shqipërisë në mbledhjen e përbashkët që kishim vitin e kaluar. E para ka të bëjë me lehtësimet doganore dhe lehtësimin e tregtisë në mes Kosovës dhe Shqipërisë. Natyrshëm, shteti i Shqipërisë është partneri ynë kryesor tregtar dhe synojmë që këmbimi tregtar mes dy vendeve tona të jenë në nivelin më të lartë.

Në shërbim të kësaj kemi edhe marrëveshjen që, për herë të parë, të bëhet diçka konkrete e nivelit të tillë. Përveç lehtësimit të lëvizjes së mallrave, në të kaluarën kemi mundësuar lehtësimin e lëvizjes edhe të fuqisë punëtore. Pra edhe të njerëzve që duan të punojnë nga Kosova në Shqipëri ose nga Shqipëria në Kosovë. Kësaj i kemi shtuar edhe marrëveshjen për sigurimet shoqërore. Duhet të sigurohemi që një të punësuari, kontributet pensionale që i paguhen në Shqipëri apo Kosovë t’iu njihen anasjellas, pavarësisht ku jetojnë”.

Hapja e pikës doganore të Kosovës, në Portin e Durrësit ndodh për herë të dytë. Tre vjet më parë, më 15 janar të vitit 2019, është hapur në Portin e Durrësit zyra Doganore e Kosovës, ndërkohë që një zyrë e tillë është hapur edhe në Porto Romano që do të shërbente për karburantet.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka cilësuar asokohe doganën e Kosovës në Durrës, si hapin e parë të rëndësishëm drejt bashkimit të plotë doganor mes Shqipërisë dhe Kosovës. Kreu i qeverisë shqiptare ka deklaruar se në pranverën e vitit 2019, kufiri Shqipëri-Kosovë do të ishte një kufi totalisht fluid.

Mallrat e huaja hyjnë në Kosovë përmes Portit të Durrësit

Kjo pikë doganore është mirëpritur nga bizneset e Kosovës, duke marrë parasysh se Porti i Durrësit ofron mundësi për qarkullimin më të shpejtë dhe më të lirë të mallrave për dhe nga Kosova.

Në Doganën e Kosovës thonë se për subjektet importuese kosovare, funksionimi i kësaj zyre doganore në Portin e Durrësit, ka shkurtuar koston e shpenzimeve të transportit, kohën si dhe procedurat burokratike tregtare.

“Për subjektet importuese kosovare, funksionimi i kësaj zyre paraqet lehtësim, sepse agjencive doganore të autorizuara (nga këto kompani kosovare) që kryejnë shërbimet në zhdoganim të mallrave në Kosovë, u është dhënë mundësia që të kryejnë edhe procedurën e tranzitit nga Porti i Durrësit deri në destinacion, brenda Kosovës”.

Më shumë se 60% e mallrave të huaja që hyjnë në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare, shfrytëzojnë transportin detar, konkretisht Portin e Durrësit dhe të Shëngjinit në Shqipëri. Shfrytëzimi i transportit detar për mallrat e importuara kishte filluar të shënojë rritje pas përfundimit të autostradës “Ibrahim Rugova”, e njohur edhe si “Rruga e Kombit”, e cila lidh Kosovën me Shqipërinë dhe anasjelltas.

Bizneset që përdorin transportin detar me destiancion të mallit Kosovën, që nga vendosja e pikës doganore në Durrës e kanë shfrytëzuar këtë port shumë më shumë sesa në të kaluarën.

“Porti i Durrësit është pika më strategjike e transporti të mallrave dhe udhëtarëve, jo vetëm për Shqipërinë e Kosovën, por për gjithë Ballkanin e që deri më tani është shfrytëzuar jo në mënyrën që ofron, për shkak se në këtë port është investuar pak, kurse portet e tjera në shtetet e tjera që janë konkurrente, siç është Porti i Tivarit (Mali i Zi) dhe Porti i Selanikut (Greqi) janë porte që ofrojnë më shumë hapësirë, lehtësi, por edhe më shumë shërbime.

Bizneset e Kosovës pothuajse mbi 60% të mallrave që i importojnë nga vendet e ndryshme të largëta përmes rrugëtimit detar e shfrytëzojnë Portin e Durrësit dhe kjo është mundësia që i është ofruar, edhe për shkak të infrastrukturës rrugore që është ndërtuar”, ka thënë kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini.

Studimi i Institutit GAP rekomandon ngritjen e një strukture dypalëshe të qëndrueshme, me përfaqësi politike dhe teknike, me mandat të qartë dhe me detyrë monitorimin dhe shpejtimin e zbatimit të marrëveshjeve, heqje të barrierave dhe ndjekjen e hapave të tjerë drejt integrimit ekonomik.

“Bizneset e Kosovës, pothuajse mbi 60% të mallrave që i importojnë nga vendet e ndryshme të largëta përmes rrugëtimit detar e shfrytëzojnë Portin e Durrësit dhe kjo është mundësia që i është ofruar, edhe për shkak të infrastrukturës rrugore të ndërtuar” .

Të dhënat zyrtare tregojnë se vlera e produkteve, të cilat importohen nga Shqipëria në Kosovë, kap vlerën e rreth 200 milionë eurove në vit, kurse vlera e produkteve të Kosovës që eksportohen në Shqipëri është rreth 60 milionë euro Porti i Durrësit ndodhet në pjesën jugore të Detit Adriatik, në jug të qytetit, në pjesën veriore të gjirit të Durrësit.

Delegacionet e Kosovës dhe Shqipërisë, për shumë vjet, diskutuan për vendosjen e pikës doganore të Kosovës në Portin e Durrësit, por kjo u arrit të funksionalizohet vetëm në fillim të këtij viti.

Kujtojmë se, Qeverisë e Kosovës dhe Këshilli i Ministrave të Shqipërisë, në takimin e përbashkët më 26 nëntor 2021 në Elbasan kanë nënshkruar marrëveshjen për zbatimin e lehtësive doganore dhe të kontrollit të hyrje-daljes së mallrave.

Ku mbeti premtimi që Portin e Shëngjinit

Qeveria e Shqipërisë ia kishte premtuar Kosovës dhënien në menaxhim të Portit të Shëngjinit për nevojat e bizneseve kosovare dhe ekonomisë së përgjithshme, por kjo nismë nuk u realizua, pasi Shqipëria kishte hequr dorë nga ky premtim.

Porti i Shëngjinit ishte një nga “dhuratat” që ish-qeveria e Shqipërisë ia kishte premtuar Kosovës pas shpalljes së pavarësisë. Që atëherë, çështja e këtij porti detar ishte temë diskutimi mes dy vendeve. Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, këtë port ia kishte premtuar Kosovës për shfrytëzim, siç ishte thënë, “për nevojat e bizneseve kosovare dhe ekonomisë së përgjithshme”.

Edhe më vonë, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë kërkuar që ky port të administrohet nga Kosova, por përveç deklaratave, asnjë marrëveshje zyrtare nuk ekziston.

Lorik Fejzullahu, në atë kohë Drejtor i Departamentit për Partneritet Publiko – Privat në Ministrinë e Financave, kishte treguar se i kanë dërguar disa herë kërkesa zyrtare Qeverisë së Shqipërisë për mundësinë e shfrytëzimit të Portit të Shëngjinit nga autoritetet kosovare, por asnjëherë nuk kanë marrë përgjigje zyrtare.

“Ne kemi dërguar letër tri – katër herë palës së Shqipërisë dhe kishim themeluar një komision për t’u marrë me negociata. Mirëpo nuk kemi marrë ndonjë përgjigje në kërkesat tona”.

Edhe ish-ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari – Lila pati deklaruar në media se në vitin 2013 ka pasur diskutim, por jo trajtim formal, zyrtar, për Portin e Durrësit apo Shëngjinit.

Mbi 60 për qind e mallrave të huaja që hyjnë në Kosovë shfrytëzojnë transportin detar, konkretisht Portin e Durrësit dhe të Shëngjinit në Shqipëri.

Në vitin 2015, gjatë përurimit të tranzitit të pёrbashkёt në pikën doganore në Vërmicë, kryeministrat e Kosovës dhe Shqipërisë, Isa Mustafa dhe Edi Rama, patën thënë se “është vendosur që Porti i Durrësit të jetë pika e vetme e kontrollit doganor për mallrat që hyjnë në Kosovë, pa pasur nevojë për procedura të tjera në kufitare./MONITOR

Etiketa: pike doganorePrishtinë

Të Lidhura

Meta dhe Berisha përplasje oraresh, lënë “takim” në të njëjtën orë, ja mesazhi i tyre

Meta dhe Berisha përplasje oraresh, lënë “takim” në të njëjtën orë, ja mesazhi i tyre

nga
17:39 | 16/08/2022
0

Dy liderët e opozitës, Ilir Meta dhe Sali Berisha nuk kanë arritur “të bien dakord” me njëri-tjetrin për sa u...

E rëndë/ U rrëzua nga bordura e Kuzum Baba-së, vdes në vend 40- vjeçari

E rëndë/ U rrëzua nga bordura e Kuzum Baba-së, vdes në vend 40- vjeçari

nga 27-shi
17:36 | 16/08/2022
0

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Vlorë. Burime nga policia bëjnë me dije se një 40-...

Rriten frikshëm vdekjet me Covid, MSH nxjerr shifrat: Ja sa të infektuar në 24 orë

Covid-19/ MSH nxjerr shifrat: Rriten rastet e reja, dy humbje jete në 24 orët e fundit  

nga 27
17:26 | 16/08/2022
0

Sipas të dhënave të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, rezulton se numri i të infektuarve me Covid-19 në vend është...

Mot “i çmendur” në Britani, autoritetet paralajmërojnë qytetarët: Ikni nga shtëpitë, do të ketë…

Mot “i çmendur” në Britani, autoritetet paralajmërojnë qytetarët: Ikni nga shtëpitë, do të ketë…

nga 27
17:25 | 16/08/2022
0

Pak pasi shpalli krizën e thatësirës, dhe paralajmëroi qytetarët të kursejnë ujin, Britania e Madhe surprizohet nga moti. Siç paralajmërohet,...

Para
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, arrestohet i dyshuari i radhës

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, arrestohet i dyshuari i radhës

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Për herë të dytë brenda një viti, Greqi rrit pagën minimale

Për herë të dytë brenda një viti, Greqi rrit pagën minimale

17:43 | 16/08/2022
Meta dhe Berisha përplasje oraresh, lënë “takim” në të njëjtën orë, ja mesazhi i tyre

Meta dhe Berisha përplasje oraresh, lënë “takim” në të njëjtën orë, ja mesazhi i tyre

17:39 | 16/08/2022
Momente pikante nga BBV/ Arbana harron Donaldin dhe Beatrixën, ndjekësit e kritikojnë ashpër

Momente pikante nga BBV/ Arbana harron Donaldin dhe Beatrixën, ndjekësit e kritikojnë ashpër

17:38 | 16/08/2022
E rëndë/ U rrëzua nga bordura e Kuzum Baba-së, vdes në vend 40- vjeçari

E rëndë/ U rrëzua nga bordura e Kuzum Baba-së, vdes në vend 40- vjeçari

17:36 | 16/08/2022
Rriten frikshëm vdekjet me Covid, MSH nxjerr shifrat: Ja sa të infektuar në 24 orë

Covid-19/ MSH nxjerr shifrat: Rriten rastet e reja, dy humbje jete në 24 orët e fundit  

17:26 | 16/08/2022

Më Të Lexuarat

  • Për herë të dytë brenda një viti, Greqi rrit pagën minimale
  • Meta dhe Berisha përplasje oraresh, lënë “takim” në të njëjtën orë, ja mesazhi i tyre
  • Momente pikante nga BBV/ Arbana harron Donaldin dhe Beatrixën, ndjekësit e kritikojnë ashpër
  • E rëndë/ U rrëzua nga bordura e Kuzum Baba-së, vdes në vend 40- vjeçari
  • Covid-19/ MSH nxjerr shifrat: Rriten rastet e reja, dy humbje jete në 24 orët e fundit  
  • Mot “i çmendur” në Britani, autoritetet paralajmërojnë qytetarët: Ikni nga shtëpitë, do të ketë…

© Copyright 27.al © 2020. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Për herë të dytë brenda një viti, Greqi rrit pagën minimale
  • Meta dhe Berisha përplasje oraresh, lënë “takim” në të njëjtën orë, ja mesazhi i tyre

© 2022 27.al Dev by waredope.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2022 27.al Dev by waredope.com