Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Hafizi thirrje socialistëve: Mos e votoni referendumin

Nga Media 0

“Është në shkelje të plotë të traditës demokratike të PS, në shkelje të plotë të normave të një partie europiane”

Deputetja socialiste Mimoza Hafizi, i bën thirrje socialistëve të mos votojnë referendumine  9 prillit. Përmes një ,mesazhi në facebook drejtuar anëtarësisë së PS-së, Hafizi sqaron se referendumi që ju kërkohet të dilni e të votoni nesër nuk zhvillohet për asnjë nga shqetësimet tuaja. Hafizi thekson se ky referendum nuk zhvillohet për një qeverisje më të mirë, as për vende pune e paga më të larta, as për shëndetësi e arsim më të mirë, as për administratë profesionale e të përkushtuar, as për më tepër demokraci në organizatën tonë politike, as për karierë të merituar partiake, as për më tepër punësim në rradhët tuaja. Sipas Hafizit ky referendum është vetëm një përpjekje e pashpresë për të legalizuar mandatin 7 vjeçar të kryetarit të partisë !

“Në shkelje të plotë të traditës demokratike të PS, në shkelje të plotë të normave të një partie europiane.  Në shkelje të panumërta të Statutit e Kodit Zgjedhor të PS. Referendum pa fushatë e pa asnjë shpjegim për ju, nga nismëtarët e organizatorët.  Proces referendar me diferencë prej mijra njerëzish mes numrit të votuesve në lista dhe numrit të votuesve të deklaruar nga selia e PS. Proces me një serë shkeljesh të cilat i kemi denoncuar e do vazhdojmë t’i denoncojmë në ditët vijuese”, shkruan hafizi. Ajo I bën thirrje socilaistëve të mops bëhen pjesë e këtij procesi të ciline  cilëson farse.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej