“Është në shkelje të plotë të traditës demokratike të PS, në shkelje të plotë të normave të një partie europiane”
Deputetja socialiste Mimoza Hafizi, i bën thirrje socialistëve të mos votojnë referendumine 9 prillit. Përmes një ,mesazhi në facebook drejtuar anëtarësisë së PS-së, Hafizi sqaron se referendumi që ju kërkohet të dilni e të votoni nesër nuk zhvillohet për asnjë nga shqetësimet tuaja. Hafizi thekson se ky referendum nuk zhvillohet për një qeverisje më të mirë, as për vende pune e paga më të larta, as për shëndetësi e arsim më të mirë, as për administratë profesionale e të përkushtuar, as për më tepër demokraci në organizatën tonë politike, as për karierë të merituar partiake, as për më tepër punësim në rradhët tuaja. Sipas Hafizit ky referendum është vetëm një përpjekje e pashpresë për të legalizuar mandatin 7 vjeçar të kryetarit të partisë !
“Në shkelje të plotë të traditës demokratike të PS, në shkelje të plotë të normave të një partie europiane. Në shkelje të panumërta të Statutit e Kodit Zgjedhor të PS. Referendum pa fushatë e pa asnjë shpjegim për ju, nga nismëtarët e organizatorët. Proces referendar me diferencë prej mijra njerëzish mes numrit të votuesve në lista dhe numrit të votuesve të deklaruar nga selia e PS. Proces me një serë shkeljesh të cilat i kemi denoncuar e do vazhdojmë t’i denoncojmë në ditët vijuese”, shkruan hafizi. Ajo I bën thirrje socilaistëve të mops bëhen pjesë e këtij procesi të ciline cilëson farse.