• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Habemus Presidentum!

19:41 | 07/04/2016
në Opinion
0

Nga Albinot Maloku

Ngecjet, sfidat, problemet, stagnimi ekonomik, politik e diplomatik sipas agjendës së përgatitur nga stafi i Presidentit në ardhje për 50 minuta do të harrohen me 8 prill të 2016, kur pritet që të inaugurohet Presidenti i ri i Republikës së Kosovës, Shkëlqesia e Tij, Hashim Thaçi. I përgatituri për t’ua mësuar nxënësve historinë u bë histori më vete!

Lexo edhe

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Realizuesi i ëndrrave dhe qëllimeve të tija, veç se u zgjodh President i vendit mes gazit lotsjellës, koktejlit e molotovit për herë të parë, siç ka merak ta quajë çdo veprim të tij, po e bënë inaugurimin e tij si President i Republikës, ndryshe nga gjithë të tjerët.

Ka ftuar personalitete nga e gjithë bota, ku ka pas mundësi të ketë qasje për t’i dërguar ftesat, madje edhe Presidentin e Serbisë intensivisht armike e ka ftuar që t’ia shohë ai surratin deri sa ky po vije në fronin e të parit të vendit. Për t’i bërë gjitha këto e në këto rrethana që gjendet shteti i Kosovës, i pranuar vetëm nga 111 shtete, por jo edhe nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, e për t’u munduar t’i prezantosh si veprime normale, duhet të jesh Hashim kokë e këmbë.

Seanca për ta zgjedhur Presidentin e Kosovës, njeriun që në nivelin personal pa dyshim është më i votuari në zgjedhjet e fundit, nuk ishte e lehtë. Procedurat u përsëriten tre herë dhe në fund edhe kundër-kandidati i tij, Rafet Rama ia dha votën Hashim Thaçit dhe në raundin e tretë e mori drejtimin e Zyrës së Presidencës me 71 vota. Hallakam pati brenda e jashtë Kuvendit të Republikës së Kosovës. Opozita e vetëshpallur e bashkuar, dhe e frustruar deri në palcë e kundërshtoi hë për hë këtë President, mirëpo numrat i pati kandidati për President, Hashim Thaçi.

Presidenti i ri i Republikës u gëzua, por këtë gëzim e ndau menjëherë duke i dhuruar një buqet me lule deputetes më të re të Kuvendit të Kosovës, të kësaj legjislature, bijës së ish-presidentit Ibrahim Rugova, zonjës Teuta. Kjo e fundit nuk tregoi që ka edhe aq kulturë, edhe pse kishte një baba që kultura dhe urtësia e tij, e bëri figurë veç historike, edhe me renome botërore, – për t’u ngritur në këmbë e për ta uruar kandidatin që i dha votën dhe për ta falënderuar që e ndau këtë gëzim me të. Gjithsesi, këtë moment televizionet e duan dhe e paraqesin si dekikë historike.

Në Kosovë është gjithçka historike, e kjo nuk është çudi kur Kosova është parahistorike. Opozita që nuk po del se ishte aq e bashkuar, menjëherë pas këtij rasti i zunë derën Gjykatës Kushtetuese dhe kjo e fundit, e edhe ata që punojnë në të, mesa duket nga të gjitha institucionet shtetërore e kanë rrogën hallall, ngase aty ka vite që punohet shumë. Opozita kërkoi këshillë nga Gjykata Kushtetuese, nëse Hashim Thaçi ka ardhur si President duke respektuar procedurat ligjore dhe Kushtetutën e vendit. Pasi punuan disa ditë ata të Kushtetueses, e bile me intensitet të shtuar, pak ditë para 8 prillit të 2016 e dhanë përgjigjen. Në vendimin e Kushtetueses hidhet poshtë si e papranueshme dhe e paargumentueshme ankesa e tri partive opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe NISMA, dhe se e mbyll debatin e muhabetin për atë nëse Hashim Thaçi është në rregull e me letra President i Republikës. Gjithsesi, ka qenë veprim më i paduhur i opozitës që iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për këtë, kur edhe studentët e vitit të parë të drejtësisë e kanë parë se me çfarë preciziteti i ka shkuar procedurës Kuvendi i Kosovës, zgjedhjes së Presidentit të vendit atë ditë gazi në Kosovës.

Me 26 shkurt 2016 në Prishtinë, në Kosovë, në çdo ambient privat e publik sytë ishin të kthyer nga televizioni. Ngjarje, plot ngjarje dhe në fund, Habemus Presidentum – E kemi Presidentin. Krijohej përshtypja se u ba nami që vendi e zgjodhi Presidentin. Një natë përpara e thash në emisionin “Pa fund” të televizionit të vendit; Kosova është shtet, Republikë me President, ku zgjedhja e Presidentit në nivelin personal të qytetarëve, në Kosovën me ekonomi të ngecur, korrupsion në nivel, nepotizëm politik e familjar nuk është se do të duhej përjetuar si gëzim i ekzaltuar ose se u ba nami i botës. Urime President i Kosovës! Sfidat për ty janë të mëdha, si ato kolektive, por ama edhe ato personale do t’i kesh edhe më të mëdha. Ta dhashë Zoti të mbarën Shkëlqesi!

Etiketa: Albinot MalokuHabemus PresidentumHashim ThaciOrganizata e Kombeve të BashkuaraPresidenti i RepublikësShkëlqesiTa dhashë Zoti

Të Lidhura

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

nga 27
11:42 | 14/06/2023
0

Nga Edward P. Joseph Nëse është që mund ta kuptojë përplasjen e shëmtuar dhe të panevojshme mes Shteteve të Bashkuara...

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

nga 27
17:05 | 09/03/2023
0

Nga Andi Bushati – Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë...

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

nga 27
21:01 | 08/03/2023
0

Nga Myslym Murrizi –  E Nderuar Zj Kim! Meqenese sot mora vesh qe ke levizur “ der” me “ der”...

Rrëfimi i një polici

Rrëfimi i një polici

nga 27
21:45 | 07/03/2023
0

Nga Anila Hoxha – Ai është një nga policët më të ndershem që njoh. Për këtë arsye ky person ka...

Para
Gjykata liron Jurgen Kurtin, akuzohej për vrasjen e të atit

Gjykata liron Jurgen Kurtin, akuzohej për vrasjen e të atit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kullat, mjetet e lehta për të siguruar status quo-në –

Kur turizmi edhe samitet përdoren për propagandë! –

18:22 | 27/09/2023
Kastrioti merr fitoren e parë, fiton ndaj Luzit –

Kastrioti merr fitoren e parë, fiton ndaj Luzit –

18:11 | 27/09/2023
Operacionet anti-drogë në Spanjë, 24 të arrestuar. Organizata me origjinë shqiptare… –

Operacionet anti-drogë në Spanjë, 24 të arrestuar. Organizata me origjinë shqiptare… –

13:25 | 27/09/2023
Kriminelët në veri të Kosovës

Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –

17:00 | 21/09/2023
Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

12:11 | 21/09/2023

Më Të Lexuarat

  • Kur turizmi edhe samitet përdoren për propagandë! –
  • Kastrioti merr fitoren e parë, fiton ndaj Luzit –
  • Operacionet anti-drogë në Spanjë, 24 të arrestuar. Organizata me origjinë shqiptare… –
  • Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –
  • Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –
  • Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët e ushtarakët –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kur turizmi edhe samitet përdoren për propagandë! –
  • Kastrioti merr fitoren e parë, fiton ndaj Luzit –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com