Një sasi prej 382 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa u sekuestrua mbrëmjen e djeshme në Portin e Gumenicës.
Sipas policisë greke, lënda narkotike ishte ngarkuar në një kamion që po transportonte pleh kimik dhe ishte ndarë në 70 thasë. Kamioni u kontrollua pak përpara nisjes së tij me traget drejt Italisë
Drejtuesi i kamionit, një 41-vjeçar grek me origjinë shqiptare, i cili u arrestua prej agjentëve, deklaroi se ngarkesa e lëndës narkotike ishte vendosur në kamion në zonën e Janinës, e do të dërgohej me shumë gjasa në Holandë ose Gjermani.