Grupi i kokainës, Artan Hoxha: Rraja iku para 10 ditësh me letra polake – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Grupi i kokainës, Artan Hoxha: Rraja iku para 10 ditësh me letra polake

19:55 | 21/12/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Belgjika në bashkëpunim me Gjermaninë goditën një grup të trafikut të kokainës duke arrestuar 8 persona, mes të cilëve 6 janë shqiptarë, ndërsa dy prej tyre janë nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja, Ramazan Rraja dhe i afërmi i tij, Fioralb Rraja nga Nikla e Fushës Krujës. Por kush është bosi i rrjetit ndërkombëtar të drogës? Gazetari Artan Hoxha në një intervistë në Radarin Informativ në “ABC” me gazetaren Jonida Shehu u shpreh se gjykata ka vendosur masën e sigurisë 30 ditë burg për Ramazan Rrajën në Belgjikë. Ai tha se Rraja lëvizte me letra polake në vendet e BE-së, ndërsa vetëm 10 ditë më parë ishte larguar nga Shqipëria. Ramazan Rraja u kap në shtëpinë e një të afërmi ku iu gjetën një shumë parash. Ai takoi Musa Gjikolën, i cili ishte në monitorim nga policia belge, ndërsa të dy përfunduan pas hekurave. Në takim ka qenë edhe një rus.

Intervista e Artan Hoxhës

A ishin të pritshëm emrat që u arrestuan, kush janë në të vërtetë dhe lidhja me deputetin?
Në fakt ajo që më shqetëson është përhapja e fenomenit të trafikut të kokainës nga Amerika Latine në drejtim të tregut të BE-së dhe ky është një rast që provon atë që kemi thënë, që grupet e trafikantëve shqiptarë po synojnë lart dhe duan të marrin pjesën e vet nga sasia e madhe e kokainës që vjen në tregun e BE-së. Në lidhje me emrat dhe operacionin, pavarësisht se deklarata e policisë është bërë sot operacioni është zhvilluar në 15 dhjetor. Policia belge dhe gjermane të përfshira në këtë operacion, arrestimet janë bërë në këto dy vende të martën e kaluar në 04:00-05:00 mëngjesit.

Read more

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Nga informacioni që kam unë, duke komunikuar edhe me kolegë në Belgjikë, ajo që bie në sy është fakti që operacioni është vazhdë e një hetimi që ka nisur në 2017, në 2018 u kapën 1.8 ton kokainë dhe gjatë asaj kohe mesa kujtoj, shqiptarët ranë në sy, u kapën 1.2 tonë kokainë. Por ishte i çuditshëm fakti që linja e trafikut nuk u zbulua nga policia por marketet që furnizoheshin me bananet. Rastësisht në këto markete në Hanover të Gjermanisë, në 8 markte u gjetën arka me banane dhe 200 kg kokainë. E gjithë kokaina e kapur, 1.8 ton kapte një çmim prej 400 mln euro. Mesa duket ky hetim ka vazhduar dhe kemi rastin e fundit, ku janë përfshirë emrat që kanë dalë, janë shoqëruar edhe persona të tjerë. Në Belgjikë kanë dalë për masat e sigurisë.

A janë këta emra kupola e trafikut?
Ka disa elementë që duhen sqaruar, që lëvizja e kësaj sasie të madhe kokaine dëshmon se kemi të bëjmë me një organizatë të fuqishme. Mes emrave që shoh, për pjesën e Shqipërisë emri i njohur është i Ramazan Rrajës por spekulimin për lidhje politike duhet t’ia lëmë hetimit. Nga informacioni që kam marrë, Ramzan Rraja para 10 ditësh është larguar nga Shqipëria, ai lëviz me letra polake. Ai është kapur në të gdhirë në 05:00 të mëngjesit në banesën e një të afërmi të vet në Bruksel. Pra është kapur në banesën e një kushëriri të vet, nuk janë gjetur armë, apo sende të tjera, por një sasi parash.

Personi në fjalë ka dokumente polake dhe ka lëvizur në vende të tjera. Ai ka ardhur në Bruksel për të bërë një Bruksel për të bërë një takim me Musa Gjikolën, i cili dyshohet se po mbahej në vëzhgim të rreptë, takimi është kryer në praninë e një rusi. Takimi nuk është saktësuar, nëse ka qenë një i vetëm, por ka pasur edhe të tjerë në apartamente apo banesa, ku mund të kenë rakorduar. Veprimet ndaj Rrahës kanë ardhur pas takimit me Musa Gjikolën dhe një rusi. Rasti Rraja, në masën e sigurisë, prokurori ka kërkuar për Ramazan Rrajën një muaj arrest me burg.

Nuk ka prova të forta?
Nuk them nëse ka apo jo. Por është fakt që kërkesa belge referuar kërkesës së prokurorit ka dhënë 30 ditë masë sigurisë, deri kur të paraqesë prokurori prova shtesë. Hetimi do ta nxjerrë kush është drejtësi, kupola. Ajo që bie në sy, është fakti që grupi ka synuar portet e mëdha, ku është jashtëzakonisht e vështirë të skanosh cdo kontenier./abcnews

Etiketa: Artan HoxhabelgjikaGrupi i kokainës

Të Lidhura

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

nga 27
23:31 | 16/03/2026
0

Ish-zv.komandanti i Forcës detare, Artur Meçollari foli për çështjen e Porto Romanos, duke thënë se nuk ka studim fizibiliteti. Gjatë...

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

nga 27
22:53 | 16/03/2026
0

në mbledhjen e Kryesisë u miratua edhe grupi i punës për modernizimin e komunikimit digjital të partisë, që nga aksesi...

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

nga 27
22:31 | 16/03/2026
0

Evi Kokalari ka njoftuar se do të garojë për kryetarin e Partisë Demokratike, duke u bërë kështu rivalja e parë...

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

nga 27
22:05 | 16/03/2026
0

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli,...

Para
Bardh Spahia: Si e dhunon PS qendrën shëndetësore në Shkodër

Varianti i ri i COVID-19/ Spahia: Shqipëria krejt e papërgatitur dhe pa plan

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

23:31 | 16/03/2026
“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

22:53 | 16/03/2026
Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

22:31 | 16/03/2026
Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

22:05 | 16/03/2026
pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

21:41 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –
  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –
  • Raportim në DASH për çdo manipulim votash –
  • Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –
  • pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –
  • Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –
  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com