Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Gruevski replikon me Tsipras: Asnjëherë nuk ka propozuar negociata për zgjidhjen e emrit

Nga Klodiana 0

Ish-kryeministri në arrati, Nikolla Gruevski, përmes një shkrimi në Facebook, e përgënjeshtron kryeministrin e Greqisë, Aleksis Cipras se ka kërkuar zgjidhjen e çështjes së emrit edhe në Qeverisjen e tij.

Gruevski shkruan se Ciprasi asnjëherë nuk ka propozuar negociata për zgjidhjen e çështjes së emrit.

“Para ardhjes së tij si kryeministër, udhëhiqja negociata intensive me Papandreun me të cilin kishim 10 takime personale për këtë çështje, por për fat të keq për shkak të pozitave të njohura greke, ose vijave të kuqe siç i quanin ata, nuk arritëm në zgjidhje të cilën më vonë do ua propozonim qytetarëve në referendum”, ka shkruar Gruevski.

Ai ka shtuar se me Ciprasin vetëm një herë është dëgjuar në telefon kur i ka uruar fitoren dhe në një takim joformal gjatë pranimit nga presidenti i atëhershëm amerikan Obama.

Në një intervistë për mediat e huaja, kryeministri grek Aleksis Cipras një ditë më parë ka deklaruar se ka tentuar të inicioj marrëveshje për emrin edhe gjatë qeverisjes së Gruevskit por se ai e ka shmangur.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej