Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Gruevizmi dhe Zaevizmi, shqiptarët si “doping”

Nga 27.al 0

Gruevizmi edhe tani po përdoret si kartëbankomatipër vota nacionaliste. Nëse dje gruevizmi shërbente për të kamufluar feudalizmin oligarkik të një kaste njerëzish që politikën e mbindërtonin si doktrinë mafioze për tu pasuruar, zaevizmiaktualisht, po përdor një doktrinë krejt tjetër, e cila mund të jetë shumë më e dëmshme, sepse përmes asimilimit politik të shqiptarëve, ai po mundohet të katapultojë koncepte të paqartanjë shoqëri për të gjithë”, por me kusht që fuqia faktorizuese e shqiptarëve të reduktohet në përfaqësime grupore dhe individuale.

Nga Emin Azemi/ Shkup

Në Maqedoni plot mandate deputetësh e kryeministrash janë fituar duke i sharë shqiptarët. Kjo “vjelje” rentabile e votave nacionaliste për të siguruar mandat politik mbi urrejtjen dhe mosdurimin ndëretnik, ka funksionuar në të kaluarën si mjet që kompensonte ofertat e mirëfillta për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie. Por, nuk e paskemi ditur që kjo sezonë gjahu mbi shqiptarët, të përsëritet sërish në Maqedoni, madje pikërisht në prag të zgjedhjeve që pritet të mbahen më 15 korrik.

Para disa muajsh, njëfarë grupi i ashtuquajtur “Komiteti Maqedonas”, përmes një letre dërguar deri tek Agjencia për zbatimin e ligjit të gjuhëve, paska kërkuar ndërprerjen e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në vend, duke kërcënuar madje se nëse nuk ndërpritet zbatimi i Ligjit të gjuhëve, mund të ndodhin shumë gjëra të këqija në vend, pasi që ekziston një revoltë shumë e madhe tek qytetarët, pikërisht për shkak të zbatimit të këtij ligji.

Vite më parë, maqedonasit kërkonin të mos hapet shkollë e mesme në gjuhën shqipe në Manastir. Ashtu edhe ndodhi. Sot e atë ditë, në këtë qytet jugor të vendit, ata pak të rinj shqiptarë që kanë mbetur, ia mësyjnë Tetovës, Strugës, Kërçovës për të vazhduar shkollimin e mesëm. Për pasojë, një pjesë e madhe e tyre nuk kthehen më në Manastir. Ky është edhe qëllimi i atyre që kundërshtojnë arsim shqip në Manastir, sepse ata duan të kenë një qytet të pastër pa shqiptarë.
Çuditërisht, asnjë parti politike shqiptare nuk e mori seriozisht një sugjerim në formë editoriali që kërkonte emërimin e një ministri shqiptar nga Pellagonia në çdo qeveri të vendi, i cili do të merrej ekskluzivisht me problematikat e këtij rajoni, përfshi edhe mungesën e shkollimit, mungesën e perspektivës ekonomike e sociale, shkëputjen e lidhjeve me trungun etnik shqiptar etj.
Por, pasivitetin shqiptar kohët e fundit po e kompenson për mrekulli ish-kryeministri Zoran Zaev, i cili numrin prej 61 deputetëve që dëshiron t’i ketë për të formuar shumicë të re parlamentare, e ka shndërruar në njëfarë makine propagandistike që po bluan shumë lirë filozofinë e gruevizmit, por në një paketim të ri.

Zaevi, në njërën anë, nuk dëshiron të ketë Qeveri pa shqiptarë, por në anën tjetër – epërsinë elektorale ndaj VMRO-së synon ta arrijë pikërisht në kartën antishqiptare. Kjo skemë hermafrodite e funksionimit të trurit të Zaevit, nuk është vështirë ta kuptojmë, por nuk po arrijmë ta kuptojmë papjekurinë e një kategorie shqiptarësh, të cilët ende pretendojnë se faktorizimi politik i tyre mund të bëhet vetëm përmes ndonjë partie maqedonase. Në fakt, mund të ndodhë edhe faktorizimi, por jo ashtu siç e duan shumica e shqiptarëve, por vetëm një pakicë e tyre, të cilët duan t’iu ndihmojnë liderëve maqedonas që ta shkërmoqin organizimin politik të shqiptarëve përmes pykave që do të futen në trungun elektoral të tyre.
Shqiptarët nuk i kanë fajet pse Zaevi qëndron keq në sondazhe kundrejt VMRO-së dhe është e pandershme që ata të përdoren vetëm si “doping” në garën politike LSDM-VMRO.

Ashtu siç ndodhë me efektet e dopingut, që pa humbur kohë i diskualifikon pjesëmarrësit në gara sportive, ngjashëm ndodhë edhe me këtë arenën tonë qesharake politike, ku shqiptarët menjëherë pas zgjedhjeve, i gjuajnë nga “fusha sportive” në “tribunën e shikuesve”. Ky nuk është vetëm perceptim, por faktografi, sepse ka ndodhur në të kaluarën dhe gjithçka që ka ndodhur, ka nevojë të trajtohet si mësim.

Të gjithë pritëm se Zaevi do ta luftojë gruevizmin, me futjen në burg të eksponentëve kryesor të krimit e korrupsionit, duke filluar nga ish-lideri i VMRO-së e deri te ai harambashi që i hapi dyert e Parlamentit më 27 prill 2017, por kishim qenë gabim, sepse ai vet u gruevizua. Gruevizmi edhe tani po përdoret si kartë “bankomati” për vota nacionaliste. Nëse dje gruevizmi shërbente për të kamufluar feudalizmin oligarkik të një kaste njerëzish që politikën e mbindërtonin si doktrinë mafioze për t’u pasuruar, zaevizmi – aktualisht, po përdor një doktrinë krejt tjetër, e cila mund të jetë shumë më e dëmshme, sepse përmes asimilimit politik të shqiptarëve, ai po mundohet të katapultojë koncepte të paqarta “një shoqëri për të gjithë”, por me kusht që fuqia faktorizuese e shqiptarëve të reduktohet në përfaqësime grupore dhe individuale.

Nëse Zaevi insiston, ngjashëm si Gruevski dje, në 61 numra mandate deputetësh për të formuar shumicën e re parlamentare, atëherë tingëllon e pakuptimtë filozofia e tij kozmopolite e “Një shoqërie për të gjithë”, sepse përveç ndonjë argati shqiptar që do ta shijojë këtë filozofi, të tjerët, që janë 90 për qind, do t’i mbeten besnik idesë se vetëm përmes një partneriteti ndëretnik të respektueshëm nga palët, mund të arrihet barazia në shoqëri. Gjithçka tjetër është lodër që prodhon vetëm butafori për një mejhane njerëzish që e kanë ngelur në mjegull dhe presin të gdhijë mëngjesi t’u tregojë se nga është rruga e kthimit për në shtëpi.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej