Një mjek në Fier nuk do ta ushtrojë më profesionin e tij pasi ka fshehur një vrasje. Ilir Tanku ka trajtuar si natyrale vdekjen e gruas, e cila u vra nga bashkëshorti.
Vreke Velaj u nda nga jeta në janar të vitit 2017 pasi u vra nga i shoqi, ndërsa nga spitali është cilësuar si vdekje natyrale.
Një vit më pas, pas një pune hetimore disa mujore u sigurohen prova të mjaftueshme për të arrestuar Namik Velajn, 75 vjeç, banues në Patos.