Grishje në vend të një urimi… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Grishje në vend të një urimi…

15:18 | 31/12/2020
në Kryesore
0

Nga dom Gjergj Meta

Miq,

Para se të fillojë vërshimi i urimeve për vitin e ri 2021 dhe të “përmbyteni” prej tyre, dëshiroj t’jua uroj me disa fjalë të thjeshta ndërrimin e viteve.

Read more

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Ndërsa falenderojmë Zotin për vitin që lamë pas, sigurisht që duam një vit të ri më të mirë, pa problemet e rënda, me të cilat na shoqëroi 2020-ta. Në të vërtetë, a nuk është ky urimi që bëjmë çdo vit? A nuk themi çdo vit: “Qoftë një vit më i mirë ky që po vjen! Më i mirë se ai që iku!”?

Edhe unë mund t’ju uroja me të njëjtat fjalë: “2021-shi qoftë një vit më i mirë për çdonjërën prej familjeve tuaja dhe për secilin prej jush!”.

Por, më lejoni të shtoj diçka: mos ta lëmë foljen e urimit në mënyrën dëshirore, sepse kam një lloj droje, sikur i nënshtrohemi një farë fataliteti e presim një ndryshim që vjen nga jashtë, nga të tjerët.

Viti nuk ka si të jetë më i mirë vetvetiu, nëse ne nuk e bëjmë atë më të mirë. Viti, koha, jemi ne. Prandaj, në vend të një urimi, këtë herë dëshiroj t’ju bëj një grishje.

O burra ta bëjmë më të mirë këtë vit!

Ta bëjmë më ndryshe këtë kohë që po vjen, për vete dhe për familjet tona; për atdheun tonë e për të ardhmen e tij. Të marrim në dorë përgjegjësinë tonë për të ndryshuar veten dhe çka na rrethon, familjen dhe shoqërinë, vetveten dhe të afërmin. Punët e mira që kemi bërë këtë vit, t’i bëjmë akoma më të mira dhe të këqijat t’i ndryshojmë me angazhimin tonë. Po, po! Me angazhimin tonë dhe të mos i delegojmë vendimet dhe përgjegjësitë tona te askush.

Një vit është një rrotullim rreth diellit, rreth dritës. Edhe kur është terr, përsëri rreth dritës sillemi. Po edhe terri na duhet ama, së paku për të shijuar dritën, kur të vijë e nesërmja. Ndaj ta marrim në dorë çdo ditë jetën tonë dhe të ngulim sytë tek e nesërmja, tek drita, të cilën për momentin ndoshta nuk e shohim, por që është aty.

Ta bëjmë më të mirë 2021-shin!

Bëjeni më të mirë 2021-shin!

Etiketa: atdheudom Gjergj Metafalenderojmë ZotinFamiljetgrishjeGrishje në vend të një urimi...viti i ri 2021

Të Lidhura

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

nga 27
22:58 | 13/03/2026
0

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

nga 27
22:36 | 13/03/2026
0

Komanda Qendrore Amerikane ka publikuar një video të bombarduesve të fshehtë B-2 që përgatiten të vendosen në Iran. Avionët po...

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

nga 27
22:04 | 13/03/2026
0

Dueli hapës i javës së 28-të në Kategorinë Superiore mes Egnatias dhe Vllaznisë u mbyll në barazim 0-0. Shkodranët ngritën...

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

nga 27
21:20 | 13/03/2026
0

Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është ndalur vitet e fundit, sipas një draft-raporti të Parlamentit Evropian mbi...

Para
Tërmeti në Kroaci, kryebashkiaku: Një fëmijë vdiq, u shkatërrua gjysma e qytetit!

Kosova ndihmon Kroacinë me 100,000 euro

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

22:58 | 13/03/2026
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

22:36 | 13/03/2026
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

22:04 | 13/03/2026
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

21:20 | 13/03/2026
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

21:10 | 13/03/2026

Më Të Lexuarat

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –
  • Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –
  • Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –
  • Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –
  • Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com