Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Grida Duma paralajmëron: Vendi drejt diktaturës

Nga Klodiana 0

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Grida Duma e pyetur se çfarë po ndodh aktualisht në vend, thotë se pa dyshim Shqipëria po shkon drejt diktaturës.

E ftuar në “360 Gradë”, Duma thotë se Shqipëria është në një trajektore shumë të rrezikshme.

“E ka emrin shkuarje drejt diktaturës pa asnjë dyshim. Mënyra se si po sillet qeveria me një kryeregjisor siç është Rama. Se kush janë këshilltarët, nga i merr shembujt dhe sa i sigurt është në këtë rrugëtim shumë të rrezikshëm që po çon vendin dhe veten, pa dyshim që do të mbetet në përgjegjësinë e tij. Vendi është në një trajektore që nga pikëpamja e regjimit është më shumë se diktatoriale, sepse mjetet sot në përdorim janë më të sofistikuara se në diktaturat primitive. Ka fytyrën e njerëzve që nuk kanë formalizma, kanë emra kriminelësh, pushteti dhe parash. Shqiptarët sot shohin një teatër tragjik. Pushteti është duke u përdorur në emër të një individi që është në krye të shkatërrimit të vendit”, tha Duma.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej