Zv/kryeparlamentari nga radhët e Demokracisë së Re, Nikitas Kaklamanis ka hedhur poshtë çdo mundësi për anëtarsimin e Maqedonisë në NATO, pa zgjidhur më parë çështjen e emrit.
Kaklamanis tha se në rast se emri nuk zgjidhet deri në samitin e NATO-s në korrik, Shkupi mund të jetë e shumta vëzhgues në Aleancën Veri-Atlantike.
Mediat greke raportojnë se bashkëpunëtorët më të afërt të kryeministrit, Cipras po kërkojnë votat e 180 deputetëve për të mbështetur marrëveshjen eventuale që mund të arrihet për emrin. Por nuk dihet nëse kjo gjë do të ishte e mundur, derisa nga gjithsej 300 deputetë, 154 janë pjesë e shumicës parlamentare të Syrizas dhe Grekëve të Pavarur.
Ndërsa vetë partia Grekët e Pavarur është deklaruar se nuk do të votonte një zgjidhje që do të përmbante termin Maqedoni. Pra nuk dihet nëse partitë opozitare do ta votonin zgjidhjen eventuale, respektivisht nëse marrëveshja eventuale do të mund të kalojë në kuvendin grek.