Autoritetet greke vijojnë t’i mëshojnë idesë se Shqipëria po shkel të drejtat e minoritetit grek në Himarë.
Reagimi këtë herë ka ardhur nga zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, Aleksandros Gennimatas.
I pyetur nga gazetarët për planin ndërtues të Himarës, zyrtari i ministrisë së jashtme greke tha se autoritetet shqiptare nuk i japin prioritetin e duhur integrimit europian të vendit.
“Autoritetet shqiptare mesa duket e konsiderojnë shkeljen e të drejtave të minoritetit grek më të rëndësishme se integrimin europian i vendit”, u shpreh ai.