• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Greqia braktis në heshtje bisedimet me Shqipërinë, pritet vetoja greke në qershor

15:06 | 21/04/2018
në Opinion
1

Nga Arben Llalla

Në fund të muajt mars, Greqia braktisi në heshtje bisedimet me Shqipërinë për zgjidhjen e problemeve mbi 70 vjeçare si heqja e Ligjit të Luftës, çështja e pronave të shqiptarëve në Greqi, Çështja Çame, kufiri detar e kështu me radhë. Kryeministri Aleksis Tsipras e njoftoi kryeministrin Rama se nuk ekziston dëshira e Greqisë për heqjen e Ligjit të Luftës me Shqipërinë. Kështu, nuk ja vlente që Pashkët e prillit t’i kalonin bashkë në qytetin e Korçës. Ky ishte pak a shumë mesazhi i Tsipras për Ramën. Atëherë Edi Rama për të tërhequr vëmendjen e dështimit të bisedimeve greko-shqiptare bëri një takim në Stamboll me presidentin e Turqisë Erdogan. Pas këtij takimi mediat greke të porositura nga ministria e informacionit dhe propagandës hodhën idenë që Greqia braktisi bisedimit, ndërsa ka riaktivizuar veton për mos çeljen e bisedimeve me Shqipërinë për t’u anëtarësuar në BE.

Lexo edhe

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Rrëfimi i një polici

Për të mbuluar me pluhur dështimet e bisedimeve me Greqinë, kryeministri Rama nxorri ministrin e jashtëm Dhimitër-Ditmir Bushatin, i cili deklaroi se “vonesa për dhënien e plotfuqishmërisë nga ana e Presidentit Meta, shtyu takimin mes Ramës dhe Tsipras”. Pra, Rama-Bushati ngritën një akuzë të rëndë ndaj kreut të shtetit Ilir Meta për mosrealizimin e darkës së Pashkëve në Korçë të çiftit familjar Tsipras-Rama.

Divorci Kotzias-Bushati u vu re edhe nga mosardhja e këtij të fundit në Tiranë, anashkalimi që ai i bëri Shqipërisë gjatë turneut të tij ballkanik, Beograd-Prishtinë-Shkup më 10-12 prill.

Të gjitha këto lojëra dhe kurthe politike të Athinës për braktisjen e bisedimeve greko-shqiptare për zgjidhjen e problemeve si heqja e Ligjit të Luftës, çështja e pronave të shqiptarëve në Greqi, Çështja Çame, kufiri detar ka për qëllim vetëm një pikë; atë për mosheqjen kurrë të Ligjit të Luftës me Shqipërinë.

Ligji i Luftës që Greqia ka shpallur më 1940 dhe e mban si hanxhar mbi kryet e Shqipërisë është shumë i rëndësishëm për Greqinë, sepse ky ligj ka në thelbin e saj synimin që aneksimin e jugut të Shqipërisë-Autonomia e Veriut të Epirit. Greqia për heqjen e Ligjit të Luftës paralel do të kërkojë shpalljen e Autonomisë greke të Jugut të Shqipërisë, projekt ky që po merr jetë dalëngadalë. Pikat kyçe janë realizuar deri tani si ndërtimi i varrezave të ushtarëve grekë në trekëndëshin Gjirokastër-Përmet-Korçë, dhënia e shtetësisë greke mijëra shqiptarëve pasi ata nënshkruajnë një dokument zyrtar se kanë kombësi greke, duke rritur kështu artificialisht numrin e pakicës greke, futjen e Himarës dhe Korçës si zona ku banon minoriteti grek.

Në përfundim, duhet thënë se dashuria pasionante e Kotzias me Bushatin përfundoi me divorc e me qejfmbetje. Kryeministri Edi Rama duhet t’ju thotë të vërtetën shqiptarëve se shkaku i vërtetë për dështimin e marrëveshjes “historike” greko-shqiptare është Ligji i Luftës i 1940, i ricikluar disa herë ndër vite dhe jo Çështja Çame. Çifti kryeministror Rama duhet të deklarohen se dështimi i darkës së Pashkëve në Korçë me Tsipras, nuk është takimi më 23 mars në Stamboll i kryeministrit të Shqipërisë me presidentin Rexhep Tajip Erdogan, por mosdëshira e kryeministrit Aleksis Tsipras dhe e Kuvendit të Greqisë për të votuar heqjen e Ligjit të Luftës me Shqipërinë.

Qeveria Rama 2 i plotësoi pothuajse të gjitha kërkesat e Greqisë si djegien e qindra votave në Qarkun e Tiranës që kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi mos të zgjidhej deputet (ka rregjistrime nga zbulim dhe kundërzbulimet e huaja, ku shihen se si votat e PDIU-së kategorizohen si të pavlefshme ose i kalohen PS-së apo PD-së. Ka prova për tentativën e Ramës për zhdukjen e PDIU-së si forcë politike me kërkesë të Greqisë, ka sms që Rama i dërgoi Valentina Leskajt dhe Damian Gjiknurit që të votohet PD në Vlorë, me qëllim që Vangjel Dule të zgjidhet deputet. Të djera dëshmi janë ndërtimi i varrezave të ushtarëve grekë, njohja në heshtje të Korçës dhe Himarës si zona të pakicës greke, dhënia e shtetësisë shqiptare të ish-oficerit kryepeshkop Anastasit, e kështu me radhë.

Është mirë që të thuhet e të mbrohet e vërteta; Greqia nuk e heq Ligjin e Luftës dhe Shqipëria nuk do të hapi bisedimit për t’u anëtarësuar në BE ose do qëndrojë nja 100 vjet pas dere të BE-së, ashtu si Turqia. Kjo, falë kërkesave ekstremiste dhe armiqësore të fqinjit planprishës, Greqisë.

Etiketa: Aleksis TsiprasDamian GjiknuriDhimitër-Ditmir Bushatiedi ramahanxharligji i luftesValentina Leskajveto

Të Lidhura

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

nga 27
17:05 | 09/03/2023
0

Nga Andi Bushati – Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë...

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

nga 27
21:01 | 08/03/2023
0

Nga Myslym Murrizi –  E Nderuar Zj Kim! Meqenese sot mora vesh qe ke levizur “ der” me “ der”...

Rrëfimi i një polici

Rrëfimi i një polici

nga 27
21:45 | 07/03/2023
0

Nga Anila Hoxha – Ai është një nga policët më të ndershem që njoh. Për këtë arsye ky person ka...

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

nga 27
18:31 | 07/03/2023
0

Ditëlindja e 91-të e skenaristit të “Udha e shkronjave” Julika Prifti Befasia e një urimi Për 91 vjetorin e ditëlindjes...

Para
Kotzias: Kemi mbyllur paketën e çështjeve të hapura me Shqipërinë (film)

Kotzias lëshon bombën e radhës: Greqia është akoma në luftë me Shqipërinë

Comments 1

  1. Pingback: Greqia braktis në heshtje bisedimet me Shqipërinë, pritet vetoja greke në qershor – .::News-Start::.

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Grabitet me armë banesa në Lushnjë, shoqërohen disa persona –

Njëri rreh bashkëshorten, tjetri fëmijën, në pranga 2 burra –

13:01 | 09/06/2023
VIDEO/ Bllokohen dy mjete lundruese në Vlorë e Sarandë, gjobiten pronarët –

VIDEO/ Bllokohen dy mjete lundruese në Vlorë e Sarandë, gjobiten pronarët –

12:57 | 09/06/2023
Do kërkojmë sërish hetim parlamentar për aferën McGonigal –

Do kërkojmë sërish hetim parlamentar për aferën McGonigal –

12:52 | 09/06/2023
Një grua përfundon poshtë kamionit, e lënduara dërgohet në spital –

Një grua përfundon poshtë kamionit, e lënduara dërgohet në spital –

12:35 | 09/06/2023
I vodhi kompanisë së detergjenteve 25 mijë € me e-maile, Prokuroria kërkon burg për nigeriani –

I vodhi kompanisë së detergjenteve 25 mijë € me e-maile, Prokuroria kërkon burg për nigeriani –

12:26 | 09/06/2023

Më Të Lexuarat

  • Njëri rreh bashkëshorten, tjetri fëmijën, në pranga 2 burra –
  • VIDEO/ Bllokohen dy mjete lundruese në Vlorë e Sarandë, gjobiten pronarët –
  • Do kërkojmë sërish hetim parlamentar për aferën McGonigal –
  • Një grua përfundon poshtë kamionit, e lënduara dërgohet në spital –
  • I vodhi kompanisë së detergjenteve 25 mijë € me e-maile, Prokuroria kërkon burg për nigeriani –
  • Ishte e qartë që pas protesuesve në Veri fshiheshin grupe kriminale –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Njëri rreh bashkëshorten, tjetri fëmijën, në pranga 2 burra –
  • VIDEO/ Bllokohen dy mjete lundruese në Vlorë e Sarandë, gjobiten pronarët –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com