Mediat greke raportojnë mbi një ngjarje të tmerrshme që ka protagoniste dy shqiptare. Një vajzë shqiptare e ndihmuar nga e ëma, ka vrarë foshnjen e saj të porsalindur dhe e ka hedhur në plehra.
19-vjeçarja shqiptare është arrestuar dje, në ditën ndërkombëtare të nënës. Ajo ka deklaruar se fëmija ishte i padëshiruar ndaj dhe ka vendosur ta mbysë. Më tej, ajo ka treguar se me të dashurin e saj ishte njohur nga ‘Facebook’, por nuk ishte e sigurt nëse fëmija ishte i tij apo jo.
E reja ka rrëfyer krimin horror para policisë, duke treguar se e kishte mbytur fëmijën me kordonin e kërthizës në vaskë dhe më pas ja ka dhënë të ëmës trupin e tij për ta hedhur.