• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Greqi-Turqi: Grindja nuk është e pazgjidhshme

12:11 | 16/09/2020
në Kosove Rajon, Kryesore
0

Kur Tsikos shikon nga restoranti i tij në drejtim të Lindjes, para syve ka menjëherë tokën turke. Ishulli i tij, Kastelorizo së bashku me bregun e qytetit turk, Kas krijon një lloj gjiri të hapur. Më afër është kryeqyteti i ishullit Rhodos, gati katër orë larg me anije. Kështu është normale që 150 banorët e Kastelorizos blerjet i bëjnë tek fqinji turk, ose shkojnë thjesht të pijnë një kafe në shtetin fqinj. Këtu Tsikos është njohur edhe me gruan e tij. Të dy janë martuar në Turqi, dhe në verë drejtojnë një restorant në Kastelorizo, kurse në dimër jetojnë në Kas. “Kjo është martesa e parë që ka dalë nga fqinjësia jonë”, thotë Tsikos.

Jo larg ishullit, deri para pak ditësh parakalonte anija turke e kërkimeve, Oruc Resi e shoqëruar nga anijet luftarake turke, të cilat po ashtu ishin të rrethuara nga marina greke. Para disa javësh pati një përplasje mes dy anijeve, një “incident kritik”, siç raportuan shumë media greke. Athina dhe Ankaraja akuzuan njëra-tjetrën, se janë përgjegjëse për incidentin. Pikërisht nga incidente të tilla kanë frikë njerëzit në Kastelorizo. Asnjeri nuk do luftë me palën tjetër. “Ne jemi miq dhe si familje”, thotë Tsiko. E nuk janë tensionet me Turqinë që u krijojnë shqetësim njerëzve në Kastelorizo, me to njerëzit janë mësuar megjithëse këtë vit tensionet ishin më të forta, problemin kryesor për ta e krijon pandemia. “Para Covidit kishim një marrëdhënie të ngushtë. Çdo ditë kishte aniije, me to shkonim në Kas apo njerëzit në Kas vinin tek ne. Mund të themi, se në përgjithësi kemi pak a shumë të njëjtat qëndrime. Ne si njerëz nuk na ndan gjë”, thotë Tsiko.

Lexo edhe

Vuçiç shfaq foton e Albin Kurtit në parlamentin e Serbisë

Kush e vrau Bledar Muçën? Belgët vijnë në Shqipëri

Meta: Si Rama ka gjobitur biznesmenët me “non grata-t”

Tsikos | Restaurantbesitzer auf der griechischen Insel Kastelorizo (DW/F. Schmitz)

Tsikos

Shkallëzim mediatik

Njerëzit në Kastelorizo janë të zemëruar edhe për mënyrën, se si konflikti stilizohet nga ana mediatike. Mediat e çdo vendi kanë mënyrën e vet të raportimit, thotë Tsikos. Pala turke është ndoshta pak më agresive. Por as mediat greke nuk kontribuan shumë në uljen e shkallëzimit, përkundrazi. “Një televizion filmoi lundrimin parakalues të një anijeje greke dhe turke, dhe e etiketoi si “gati një kolidim” i ri. Ndërkohë që asgjë nuk kishte ndodhur.”

Askush në ishull nuk dyshon, se ka një konflikt. Me këtë njerëzit në të dyja anët jetojnë prej kohësh. Por raportimi i ekzagjeruar mediatik ka të bëjë pak me realitetin e njerëzve këtu. “Ajo që shohim në televizor nuk qëndron”, thotë pronarja e restorantit, Nista Kontou. Për shkak të Coronës ajo ka këtë vit shumë humbje. Aq më shumë e dëmton frika e përhapur nga mediat, tani ka edhe më pak klientë.” Ishulli ynë është i sigurtë”, thotë ajo.

Më shumë politikë se grindje ligjore

Gati 500 vjet, Greqia ka qenë pjesë e Perandorisë Osmane. Krijimi i Turqisë së sotme dhe Republikës helene ishin rezultat i luftërave të përgjakshme me shumë humbje nga të dyja palët. Rivaliteti me fqinjin lindor, armiqësia e vjetër mes grekëve të krishterë ortodoksë dhe Turqisë myslimane nuk janë ngulitur thellë vetëm nga arsimi shkollor. Kufiri i sotëm mes dy vendeve është vendosur vetëm në vitin 1923 me Marrëveshjen e Lozanës.

Türkei | Blick auf griechische Insel Kastelorizo oder Meis (picture-alliance/imageBROKER)

Pamja nga ana turke e ishullit grek, Kastelorizo

Alexandros Sarris, i lindur në Athinë është profesor për të drejtën ndërkombëtare në Universitetin e Amsterdamit. Tema kryesore e tij është e drejta detare. Ai i sheh me shqetësim zhvillimet në kufijtë lindorë të vendlindjes së tij. “Erdogan flet për kufijtë e zemrës së tij. Por kjo nuk ka të bëjë aspak me kufijtë e vërtetë. Unë besoj, se ai e ka fjalën për kufijtë e Perandorisë Osmane.” Në një kohë që retorika e presidentit turk ndodhet në ekspansion, ekonomia turke shënon rënie. Lira turka ka pësuar humbje të thella. A është në kohën e duhur një konflikt ushtarak? “Nëse nuk gabohem, sipas një teorie, ekonomia nuk bazohet në paqe, por e ka një këmbë në luftë. Ndoshta këto lojëra luftarake janë një përpjekje të paktën të fitojë për vete luftën ekonomike”, dyshon Sarris.

Jo enigmë e pazgjidhshme

Si ekspert për të drejtën detare, konfliktin greko-turk, Sarris nuk e sheh aq si problem juridik. “E drejta detare është një ndër aspektet e të drejtës ndërkombëtare, që më së paku ofron enigma. Ajo është e analizuar mirë dhe e përpunuar mirë në juridiksionin ndërkombëtar. Ka shumë pak zona gri, dhe shumica e tyre kanë të bëjnë me atë se çfarë ndodh përtej 200 miljeve.” Grindja në Egje nuk është ndonjë risi juridike. “Çfarëdo që ndodh aty, është zgjidhur njëherë më parë në raste të tjera.”

Prandaj grindja është një çështje negociatash. Por që këto të jenë të suksesshme, duhet që të dyja palët të bien dakord për kuadrin juridik. Pikërisht në këtë pikë të dyja palët janë shumë larg njëra-tjetrës. Athina bazohet tek Konventa e OKB-së për të Drejtën Detare e vitit 1982. Sipas saj, çdo ishull ka një zonë të vetën ekonomike, gjë që e kufizon tejmase hapësirën e veprimit turk. Turqia nuk e ka nënshkruar këtë konventë dhe thotë, se ajo nuk është e praktikueshme në Egje. “Nga njëra anë Turqia e zbaton të drejtën detare në Detin e Zi, ku ajo e ka zgjeruar territorin e saj detar me 12 milje. Kur vjen puna tek Egjeu, Ankaraja nuk e njeh ligjin”, kritikon Sarris.

Militär Schiffseskorte für Oruc Reis - East Mediterranean Türkei (picture-alliance/abaca/Turkish Naval Forces )

Pasi anija kërkimore turke, Orcu Reis është larguar nga zona kritike në Mesdheun Lindor, tensionet janë ulur. Sarris, i cili është shkolluar edhe në Universitetin e Harvardit për negociata, shikon në këtë grindje edhe hapësirë veprimi për Turqinë. “Turqia është një shtet bregdetar dhe nuk mund t’ia marrësh asaj të drejtat. Ajo ka qasje në Egje, në Detin e Zi dhe në Mesdhe. Ajo ka të drejta, por çështja është se si i zbaton ato. Në rastin e vendeve fqinje apo ato në anën tjetër të detit, kufijtë e jashtëm nuk mund të përcaktohen saktësisht me ligjin e Konventës Detare, thjesht sepse nuk hapësira nuk mjafton apo pretendimet janë të dyanshme.” Përgjatë Egjeut apo Mesdheut ka shumë vende. Pra duhen arritur ujdi, me shtetet që duan të zbatojnë të drejtën e tyre dhe jo të kërcënosh me dhunë.

Sarris nuk habitet, nëse negociatat mes dy vendeve mund të fillojnë, megjithë tensionet. “Tensione apo negociata ka pasur gjithmonë në histori.” Edhe njerëzit në Kastelorizo dëshirojnë që Ankaraja dhe Athina ta shuajnë grindjen. Atyre u nevojitet ndihmë për t’u rimëkëmbur pas një vere të përcaktuar nga Corona. Për probleme të tjera zë natyrës ushtarake njerëzit në këtë ishull nuk kanë nevojë.DW

Etiketa: GreqitensionetTurqi

Të Lidhura

Vuçiç shfaq foton e Albin Kurtit në parlamentin e Serbisë

Vuçiç shfaq foton e Albin Kurtit në parlamentin e Serbisë

nga 27
18:45 | 03/02/2023
0

Edhe sot në Kuvendin e Serbisë ka pasur debate të nxehta mbi çështjen e Kosovës mes presidentin serb dhe opozitës....

Kush e vrau Bledar Muçën? Belgët vijnë në Shqipëri

Kush e vrau Bledar Muçën? Belgët vijnë në Shqipëri

nga 27
17:33 | 03/02/2023
0

Vrasja e Bledar Muçës, i konsideruar si njeriu i besuar i Florenc Çapjas i shumëkërkuari për urdhërimin e vrasjes së...

Meta: Si Rama ka gjobitur biznesmenët me “non grata-t”

Meta: Si Rama ka gjobitur biznesmenët me “non grata-t”

nga 27
20:21 | 02/02/2023
0

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaroi sot se Edi Rama çdo gjë të zezë në Shqipëri e ka...

Berisha: Protesta e datës 11 shkurt nuk është e vetmja

nga 27
17:57 | 02/02/2023
0

Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha se protesta e datës 11 shkurt nuk do jetë e vetmja që do të...

Para
Ndërron jetë një 79-vjeçar, viktima e 11 e COVID-19 në Shqipëri

Ndërron jetë 70-vjeçarja me Covid-19 në Infektiv

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

VIDEO/ Gratë zihen në avion, njëra ‘zhvishet’ –

VIDEO/ Gratë zihen në avion, njëra ‘zhvishet’ –

20:19 | 03/02/2023
‘Terrorizimi’ i familjes në Dajç, kë po kërkonte policia? –

‘Terrorizimi’ i familjes në Dajç, kë po kërkonte policia? –

19:57 | 03/02/2023
Në NATO vetëm bashkë –

Në NATO vetëm bashkë –

19:49 | 03/02/2023
Bilanci i Covid/ 17 infektime të reja, 139 raste aktive

16 raste të reja me Covid në Shqipëri –

19:47 | 03/02/2023
​Kosova ndalon shitjen e vajit nga Serbia –

​Kosova ndalon shitjen e vajit nga Serbia –

19:43 | 03/02/2023

Më Të Lexuarat

  • VIDEO/ Gratë zihen në avion, njëra ‘zhvishet’ –
  • ‘Terrorizimi’ i familjes në Dajç, kë po kërkonte policia? –
  • Në NATO vetëm bashkë –
  • 16 raste të reja me Covid në Shqipëri –
  • ​Kosova ndalon shitjen e vajit nga Serbia –
  • Rama ndërmori akte kriminale, Bashën e mori peng –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • VIDEO/ Gratë zihen në avion, njëra ‘zhvishet’ –
  • ‘Terrorizimi’ i familjes në Dajç, kë po kërkonte policia? –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com