Një shqiptar është vrarë sot në Greqi nga i afërmi i tij. Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në Nea Agxialo, ku 45-vjeçari shqiptar ka qëlluar me thikë tre herë kushëririn e gruas së tij 32 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në praninë e dy fëmijëve të viktimës që ndodheshin në shtëpi por nuk dihen arsyet për ngjarjen e rëndë.
Viktima u transportua në Spitalin e Volosit, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës. Ndërsa autori i krimit që dyshohet se ka qenë i dehur është arrestuar nga policia.