Një alarm për bombë është dhënë sot në mesditë në selinë e Ministrisë së Financave në qendër të Athinës në Greqi.
Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie si dhe njësitë e çaktivizimit të lëndëve eksplozive.
Gjithashtu mësohet se nga godina e Ministrisë janë evakuuar të gjithë punonjësit dhe po kryhet kontrolli në çdo kat.