Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Grekofonët përdhosin muret e kalasë së Himarës, “shpërthen” aktori Florian Binaj

Nga 27-shi 0

Nuk është kursyer aktori i mirënjohur Florian Binaj ndaj marrisë nacionaliste greke në muret e kalasë së vjetër të Himarës, ku gjenden shkrime të shëmtuara, të cilat në radhë të parë kanë përdhosur muret e lashta, në radhë të dytë përmbajnë mesazhe raciste kundër shqiptarëve.

Shkrime si “Himara tokë greke!”, “Kacifas i pavdekshëm!” e kanë detyruar Florian Binajn të tërheqë vëmendjen e shtetit, i cili po ngopet me gjumë, ose nuk ia mban të bëj “gëk” ndaj grekëve.

Statusi i Florian Binaj:

Një turp i madh që në mes të sezonit turistik, askush nuk bën asgjë për të fshirë këto shkrime ofenduese si: “Himara është Greqi dhe Epir!”, në muret e kalasë së Himarës…

Ministria e Turizmit si je? Nëse shkrime të tilla do bëheshin në Greqi do quhej incident diplomatik… kur bëhen në Shqipëri quhet sezon turistik…TURP!

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej