Policia ka reaguar lidhur me grabitjen me armë që u raportua mëngjesin e sotëm në Klos. Janë shoqëruar 6 persona, për tu marrë në pyetje lidhur me ngjarjen, ndërsa vijon kontrolli i zonës për kapjen e personave të përfshirë në grabitje.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes
“Rreth orës 03.30, datë 02.10.2022, në fshatin Dom, Klos, persona ende të paidentifikuar dyshohet nën kërcënimin e armës, janë futur në banesën e shtetases Sh.Ll, e cila ndodhej në banesë së bashku me djalin e saj dhe me forcë ju kanë marrë një shumë të konsiderueshme vlerash monetare. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 6 persona në Komisariat, dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e personave të përfshirë në këtë ngjarje. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes”, thuhet ne njoftimin e policisë.