Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka paralajmëruar nga Kukësi se do të ketë arrestime të tjera për grabitjen e Rinasit.
Ministri tha se disa nga krerët e grupit janë arrestuar por ka edhe të tjerë.
“Kjo çështje është ende nën hetim. Megjithëse ka ecur shumë, unë nuk mund të ekspozoj detaje të shumta. Grupi tashmë i shkatërruar tashmë ka një arkiv të pasur të aktiviteteve negative kriminale jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë. Procedurat e hetimit vazhdojnë në funksion të zbardhjes dhe kapjes së autorëve. Do të ketë arrestime të tjera. Disa nga krerët e grupit janë arrestuar por ka edhe të tjerë”, ka thënë Lleshaj.