• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gonxhe, dhimbja njerëzore nuk mësohet në Kodin Rrugor

18:29 | 16/08/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Ermal Mulosmani

Prej vitesh në Kakavijë përsëritet i njëjti kalvar. Radhë kilometrike makinash me emigrantë presin të kalojnë kufirin me Greqinë. Të njëjtat kronika televizive, të njëjtat vuajtje njerëzore, ndoshta edhe të njëjtit njerëz,  të moshuar të lodhur, fëmijë të vegjël, nëna me foshnja e baballarë nervozë kërkojnë një mikrofon dhe e sulmojnë me shpresën se ja, e thamë, u ankuam! Tani dikush do merret me ne…

Lexo edhe

Çantë e dyshimtë në Vlorë, dyshime për tritol

Mjekja e ekipit shqiptar në Turqi: Po punojmë në një pallat 8-katësh

“McGonigal synonte të pasurohej përmes lobimit”

Ndonjëherë pala greke shton dy a tre sportele, makinat fillojnë të lëvizin, njerëzit të buzëqeshin e urrejtja të fashitet bashkë me afrimin te posta e kufirit.

Këtë radhë ishte trefish më e vështirë gjendja. Përveç formaliteteve në kufi duhej të bëhej edhe testi i Covid 19! Një procedurë që merrte kohë të konsiderueshme shtesë dhe shtonte radhët e pritjes, shtonte lodhjen, vuajtjen dhe rraskapitjen. Është e drejta e shtetit grek të ruajë shëndetin e shtetasve të vet, ne mbetet të zbatojmë rregullat e tyre.

Emigrantët e ngratë shfryjnë, shajnë sa mundet. Shajnë veten që erdhën në këtë kohë të çmendur, shajnë mallin e tyre për të afërmin, për shtëpinë, me vete betohen që herën tjetër nuk do ta përsëritin këtë “gomarllëk”. Mirëpo sapo vjen Gushti tjetër prapë fillon avazi… Janë 15 ditë të vetme ato të shkreta, babai në shtëpinë e fshatit është plakur, ndoshta nuk e shoh më, burri ka muaj që nuk ka parë gruan as fëmijët, djali nënën. Kohë të vështira janë por, do bëjmë si do bëjmë, malli është më i fortë se guri….

Në këtë rropatje njerëzore ndodhi diçka e tmerrshme. Një fëmijë 10 vjeçar po qëndronte në anë të rrugës. Një autoambulancë vjen me shpejtësi skëterrë në atë rrugë të ngushtë e përplot njerëz të drobitur nga lodhja! Përplasja është fatale, nëna e 10 vjeçarit ishte pak më tutje dhe e sheh skenën!
Kjo është një skenë vuajtjeje që nuk mund ta përshkruajnë fjalët. Nuk mund të përshkruhet vuajtja e një nëne që sheh fëmijën t’i masakrohet para syve. Njerëzit shpjegojnë në kamera që ambulance ishte bosh, ajo po kthehej pasi kishte dërguar pasagjerë në kufi. Është një tragjedi njerëzore, një dhimbje që të mpin shqisat e trondit edhe më zemërfortët. Nëna e atij fëmije, vetëm shpirti i saj e di se çfarë tmerri po kalon. Të gjithë lutemi për shpirtin e vogëlushit, të gjitha mendimet shkojnë për nënën e vogëlushit që humbi dritën e syrit!

Por jo edhe mendja e Blendi Gonxhes, njerit prej njerëzve më të afërt të Kryeministrit Rama, Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor. Gonxhja me logjikën e një derri të kënaqur, kritikonte dje mbarë shqiptarët emigrantë. E quante veten “njërin prej tyre” që megjithëse edhe ai kishte mall e nevoja i bënte thirrje:

“ky nuk është moment për të udhëtuar, se mund të çmallemi edhe në internet, përveçse për punë, hall apo aktivitete domosdoshme”!

Po i kritikonte ata hallexhinj të zhuritur që po digjeshin në vapën e Gushtit pasi ata “nuk duhej të kishin ardhur”!

Po pse more derdimen, për këtë fjalë kanë nevojë ata të shkretë? T’iu bësh ti leksione se për çfarë duhet të vijnë e çfarë jo? Kush je ti që merr përsipër të paragjykosh arsyet e mbërritjes së këtyre njerëzve në shtëpitë e tyre, në atdheun e tyre? Pse nuk e bëre këtë thirrje në Qershor a Korrik kur ata akoma nuk ishin nisur për në atdhe por e bën tani pas pilafit?

Mirëpo kjo nuk është asgjë çfarë perversiteti katil jashtëqiste pak më poshtë:

“Apo kur fëmijën 10 vjeç e lë t’i presi rrugën ambulancës, e humb se nuk kujdesesh si prind/përgjegjës për krijesën tënde”

Pra Gonxhja e dha verdiktin, fëmija e ka fajin, ai i doli përpara ambulancës dhe ambulanca….Nëna sigurisht, ajo meriton të ndëshkohet me rregullat e Gonxhes!

M’u kujtua ajo shprehja e famshme e Kadri Roshit kur u vra Suloja:

“Po edhe patrulla ç’faj ka o zoti hetues”!

Virtyti është mirësjellja e shpirtit, është një cilësi e karakterit që nuk mund ta pretendosh te një si Gonxhja. Mirëpo të kesh kurajon të bësh publik katranin helmues të shpirtit është shumë më zi se sa ta kesh atë.

Përpara se të gjykosh një nënë përpiqu të ndjesh dhimbjen e saj. Dashuria dhe mëshira janë melhem për shpirtin, dhembja njerëzore është dimension i papërcaktuar në Kodin Rrugor. Ato janë në palcën e shpirtit njerëzor, janë esenca e të qënit njeri. Provo të duash dhe do harrosh të gjykosh o katil.

Kodi Rrugor të bën shofer, polic por nuk të bën njeri.

Asaj nëne që i iku djali para syve ti i kujton Kodin Rrugor merresh me fajin e viktimës?! Akoma të pakallur në dhe?

Si u bëmë kështu, kaq të tmerrshëm, kaq të pashpirt? Normat morale u vendosën para atyre ligjore, qysh në fillesë, ato ishin Kushtetuta, Bibla dhe Kurani i raporteve njerëzore. Ligjet dhe rregullat erdhën shumë më vonë.

Dhe të mendosh që arsyetimi i mësipërm niset nga premisa mashtruese, e pavërtetë, spas së cilës nëna është treguar e pakujdesshme dhe fëmija i ka dalë përpara ambulances! E vërteta është që fëmija ka qenë në anë të rrugës dhe Ambulanca i ka ardhë dhe e ka fshirë përpara…Këtë gjë e thonin të gjithë dëshmitarët okularë të pranishëm. Mirëpo Gonxhja nga Tirana e di më mirë këtë punë…

Gonxhja nuk është njëri nga ata emigrantët siç do ta paraqesë veten në statusin e tij të FB. Ai është Drejtori i madh i Patentave, kompania e gruas së tij është përfituese e qindra mijëra euro para publike. Gonxhja nuk shkon në Kakavijë, ai fluturon përmes aeroporteve.

Mirë moral e ndjenja ske po as frikë nuk ke o njeri? Po akuzon një nënë si fajtore të vdekjes së të birit. Një nënë që ka humbur gjithçka mendon se ka fuqinë të përballojë një akuzë të tillë?! Për më tepër të padrejtë.

Ti qofsh!
/gazetaexpress/

Etiketa: dhimbja njerëzoreGonxheGreqikakavijeKodi Rrugor

Të Lidhura

lajmi fundit

Çantë e dyshimtë në Vlorë, dyshime për tritol

nga 27
22:37 | 07/02/2023
0

Dyshime për tritol në Vlorë. Një cantë e zezë e dyshimtë është gjetur pranë një automjeti dhe dyshohet se ka...

Mjekja e ekipit shqiptar në Turqi: Po punojmë në një pallat 8-katësh

Mjekja e ekipit shqiptar në Turqi: Po punojmë në një pallat 8-katësh

nga 27
21:37 | 07/02/2023
0

Mjekja e ekipit shqiptar të emergjencave ka treguar përmes një audio-regjistrimi se po punojnë në një pallat të shembur 8-katësh....

“McGonigal synonte të pasurohej përmes lobimit”

“McGonigal synonte të pasurohej përmes lobimit”

nga 27
21:29 | 07/02/2023
0

Ish-agjentja speciale e Byrosë Federale të Hetimeve, Coleen Rowly, flet mbi rastin e ish zyrtarit të lartë të kundërzbulimit të...

Punonjësja e “Fed Invest” merr kredi në emër të klientit

Punonjësja e “Fed Invest” merr kredi në emër të klientit

nga 27
21:23 | 07/02/2023
0

Një qytetar nga Tirana tregon se vjehrra e tij mori një kredi në institucionin financiar “Fed Invest” në vitin 2020...

Para
Memoriali i Genocidit Çam/ Guri: I bekuar qoftë kujtimi i Çamëve! (film)

Memoriali i Genocidit Çam/ Guri: I bekuar qoftë kujtimi i Çamëve! (film)

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Qindra gjyqtarë e prokurorë në listë –

Qindra gjyqtarë e prokurorë në listë –

14:49 | 08/02/2023
Tërmeti në Turqi/ MEPJ thirrje për shqiptarët në shtetin aziatik –

Tërmeti në Turqi/ MEPJ thirrje për shqiptarët në shtetin aziatik –

14:47 | 08/02/2023
Twitter/ Numër relativisht i vogël abonentësh në “Blue”

Twitter/ Numër relativisht i vogël abonentësh në “Blue”

14:33 | 08/02/2023
Rama ‘eliminon’ kandidaturat: Nuk votojmë avokatin e PD

Përjashtohen 10 ditë nga Kuvendi 8 deputetë të PD-së

14:31 | 08/02/2023
Bledi tregon info nga jashtë? I thotë Deas se veprimet e saj… –

Bledi tregon info nga jashtë? I thotë Deas se veprimet e saj… –

14:23 | 08/02/2023

Më Të Lexuarat

  • Qindra gjyqtarë e prokurorë në listë –
  • Tërmeti në Turqi/ MEPJ thirrje për shqiptarët në shtetin aziatik –
  • Twitter/ Numër relativisht i vogël abonentësh në “Blue”
  • Përjashtohen 10 ditë nga Kuvendi 8 deputetë të PD-së
  • Bledi tregon info nga jashtë? I thotë Deas se veprimet e saj… –
  • Prokurori “anti-juventin” mund të mungojë gjatë procesit –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Qindra gjyqtarë e prokurorë në listë –
  • Tërmeti në Turqi/ MEPJ thirrje për shqiptarët në shtetin aziatik –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com