Një i ri ka goditur me thikë në këmbë, ish të fejuarën e tij shtetasen me inicialet A. N. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në afërsi të Shkollës “Bajram Curri”.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes shtetasin Altin M.
Bëhet me dije se ish fejuara e tij u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.