Eshtë koha e përgatitjes e reçelit (glikosë) së arrës
Arrat duhen të pjekura deri sa të kenë pak gunga në majë. Pritet maja e fundi, coptohen me një shtizë dhe hidhen në ujë e zihen për 5 minuta, hiqen dhe hidhen në ujë të ftohtë. Lihen në ujë dhe ndërrohet uji 2-3 herë në ditë, deri sa t’u dalë hidhërimi. Qërohet cipa e hidhen në ujë e ziejmë për 5 min, i hedhim në ujë të ftohtë deri sa t’u dalë gëlqeria. Përgatitet shërbeti: 1 kg arra, 1 kg sheqer, 3 gota ujë. I ziejmë arrat për 10 min, e heqim nga zjarri, i lemë për 4 orë. Heqim arrat, e vemë shërbetin në zjarr, arrave u vemë nga një thelb bajame.
Ju bëftë mirë!